Ndërlidhjet

Parregullsitë e përcjellin testin e maturës


Rreth 46 mijë nxënës të shkollave të mesme në Kosovë i janë nënshtruar të shtunën testit shtetëror të maturës, me anë të të cilit këta nxënës mund të regjistrohen për studime universitare.

Autoritetet pohojnë se mbarëvajtja e këtij testi ka shkuar me rregull.

Pavarësisht kësaj, ministri në largim i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, tha se kjo ditë është e rëndësishme për vendin dhe maturantët, të cilët po sprovojnë dijen.

“E dimë që ketë vit krahasuar me vitet e tjera, që kishim 29 deri 30 mijë nxënës tash kemi 46 mijë dhe kjo na e shton edhe angazhimin tonë. Natyrisht që numri i madh i komisioneve edhe i qendrave dhe kryetarëve të komisioneve, që janë 626, nëse nuk gabohem janë edhe 390 qendra ku mbahet testi 30 komuna. Kështu që, është një volum i madh i nxënësve, por gjithçka është duke shkuar në rregull”, ka deklaruar ministri në detyrë Buja, teksa po vizitonte mbarëvajtjen e testit në njërën nga shkollat e mesme të Prishtinës.

Megjithatë, edhe vetë organizatorët pranojnë se në disa shkolla mund të ketë pasur probleme, sic ishte rasti me testin në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Jusuf Thaçi, drejtor në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka thënë për Radion Evropa e Lirë se për dallim nga shkollat e tjera, ku procesi mund të ketë shkuar mirë, në shkollën “Faik Konica”, sipas tij, janë vërejtur parregullsi të mëdha.

“Testimi që do të duhej të fillonte në orën 10, ka filluar me 45 minuta vonesë e që janë shumë. Mundësia e komunikimi mes njëri-tjetrit, është shumë e madhe, madje (maturantët) as nuk frikësohen prej administruesve. Për fat të keq, kushtet, korridoret e gjata e vështirësojnë mundësinë e administrimit testit siç duhet. Ju e shikuat që edhe instruksionet nuk jepeshin siç duhet, pasi që është e pamundur që me një rresht që është i gjatë gati 100 metra, të jepen instruksionet dhe të dëgjohen ato”, është shprehur Thaçi.

Autoritetet e rendit kanë ofruar siguri për gjatë mbajtjes së testit dhe kanë ndihmuar në e tij, duke siguruar transportin e testeve nga Ministria në Qendrat e Testimit dhe anasjelltas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG