Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
00:37 9.6.2014
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson procesin zgjedhor të 8 qershorit dhe falënderon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kontributin e tyre.

Një njoftimin e tyre, KQZ informon të gjithë qytetarët se aktualisht është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve dhe se ky process është duke vazhduar sipas procedurave të parapara.

"Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është përgatitur për të pritur materialin zgjedhor nga të gjithë komunat e Republikës së Kosovës dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat", thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ
KQZ
00:53 9.6.2014
Zgjedhjet e së dielës kanë kaluar qetë, me disa parregullsi të vogla, të cilat janë vlerësuar se nuk e kanë dëmtuar procesin.

Dalja ka qenë diku rreth 43 për qind, kurse një përqindje më e ulët është vërejtur në veri të Kosovës të banuar me komunitetin serb si shumicë.
01:15 9.6.2014
Me këtë njoftim po e përmbyllim këtë edicion.

këtë link mund të vazhdoni t’i ndiqni rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Ju lëmë takim në edicionin e radhës.

Ju falënderojmë që na ndoqët,
Ekipi i Radios Evropa e Lirë
09:05 9.6.2014
Mirëmëngjes lexues të nderuar.

Edicionin e sotëm po e fillojmë me të dhënat e fundit nga nga votat e numëruara në 94.27% vendvotime nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

PDK - 31.24%

LDK - 26.11 %

VV - 13.73%

AAK - 9.65 %

NISMA - 5.36 %

AKR - 4.72 %

Lista Serbe - 2.91 %

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG