22:21
8.6.2014
Kosova dhe qytetarët e saj e kaluan me dinjitet dhe me maturi këtë sprovë në konsolidimin e shtetit tonë. #zgjedhjet2014
— Atifete Jahjaga (@PresidentKosovo) June 8, 2014
22:47
8.6.2014
AKR beson se do ta kalojë pragun
Aleanca Kosova e Re, përmes një konference për media ka shprehur besimin se do të kalojë pragun prej 5 për qind dhe do të përfshihet në përbërjen e ardhshme të Kuvendit.
Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se informatat nga terreni që i posedon kjo parti politike tregojnë se AKR do të kalojë pragun.
Deri më tani, disa rezultate të organizatave joqeveritare e kanë parashikuar AKR-në si parti që do të mbetet jashtë Kuvendit.

23:17
8.6.2014
Vetëvendosje: Dyfishuam votën
Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar pjesërisht të suksesshëm rezultatin në zgjedhjet e 8 qershorit. në një konferencë për media, Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik ka thënë se shikuar në tërësi, Vetëvendosje ka dyfishuar votën dhe pret që të sigurojë diku rreth 16 ulëse në Kuvend.
Sa i përket fitores së PDK-së, Molliqaj ka thënë se kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së vizionit të partisë më të madhe opozitare LDK-së.
Gjithashtu, Molliqaj ka thënë se PDK nuk do të arrijë të përmbyllë mandatin e saj katër vjeçar për të qeverisur vendin.

23:58
8.6.2014
Thaçi: Fillojmë misionin e ri
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë, ku lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Me këtë fitore, PDK dhe Kosova fillojnë "Misionin e Ri" ka thënë Thaçi para të pranishmëve të tubuar.