Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
21:20 8.6.2014
Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka dalë më rezultatet e veta preliminare nga votimet për zgjedhjet parlamentare. Sipas këtyre rezultateve:

PDK ka fituar 31.1 % të votave

LDK 27.0 %

VV 12.8 %

AAK 11.6 %

AKR 4.4 %

NISMA 4.5 %

Lista Srpska 2.6 %

Subjektet tjera 6 %
21:23 8.6.2014
Partia Demokratike e Kosovës feston
PDK feston në kryeqytet
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:29 0:00
22:13 8.6.2014
Infografika e KQZ-së
22:19 8.6.2014
PDK shpall fitoren

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thirrur një konferencë për media, ku ka thënë se PDK është fituese e zgjedhjeve dhe i ka ftuar partitë tjera pjesëmarrëse që ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa Veseli po e shpallte fitoren e PDK-së para selisë së kësaj partie ishin mbledhur edhe një grup simpatizantësh të këtij subjekti politik që po festonin këtë fitore.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG