19:47
8.6.2014
RT @KQZKosova: Pjesëmarrja në #zgjedhjet2014 deri në ora 19:00 sipas #kvote është ~ 43% #zgjedhjet #Kosova #Kosovo #kqz #cik #cec #prelimin…
— Radio Evropa e Lirë (@RFE_Kosova) 8.6.2014
20:42
8.6.2014
Nisma: Të ruhet vota e qytetarëve
Subjekti politik "Nisma për Kosovën", e udhëhequr nga Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me gazetarët në orët e para të mbrëmjes, duke u bërë thirrje autoriteteve kompetente, që ta ruajnë votën e qytetarëve të Kosovës gjatë procesit të numërimit.

20:56
8.6.2014
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bajram Latifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mitrovicën e veriut kanë votuar 15 mijë e 34 votues, në Leposaviq kanë votuar 5 mijë e 207 votues, në Zveçan kanë votuar 2 mijë 244 votues dhe në Zubin Potok kanë votuar 2 mijë 887 votues. Do të thotë, nga numri i përgjithshëm prej 62 mijë e 737 votuesve në komunat e veriut të Kosovës kanë votuar 24.5 për qind.