19:03
8.6.2014
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka publikuar shifrën e fundit, sipas të cilës deri në orën 19:00 kanë votuar mbi 40 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
19:17
8.6.2014
LDK: Nuk pranojmë rezultate të manipuluara
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kjo parti politike nuk do të pranojë asnjë rezultat nëpër qendrat e votimit ku ka dyshime për manipulim të votave. Këto komente ai i ka bërë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

19:21
8.6.2014
PDK: Zgjedhjet e suksesshme
Partia Demokratike e Kosovës i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të të suksesshme dhe demokratike. Këto ishin zgjedhjet më të mira të pasluftës, ka thënë Vlora Çitaku gjatë konferencës së parë pas mbylljes së qendrave të votimit.
Ajo e ka përgënjeshtruar Koalicionin Demokracia në Veprim në lidhje me pohimet se në dy-tri vendvotime në Skenderaj kishte raste të mbushjes së kutive të votimit. "Këto janë të pa vërteta", ka deklaruar Çitaku.

19:42
8.6.2014
AAK: Numërimi i votave të kryhet me korrektësi maksimale
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur procesin e sotëm zgjedhor. Ndërkaq ka kërkuar përgjegjësi maksimale tani kur ka filluar numërimi i votave.
"I ftojmë komisionarët dhe vëzhguesit e të gjitha partive politike, por edhe vëzhguesit e pavarur që me kujdesin dhe korrektësinë maksimale ta përmbyllin këtë proces", thuhet në qëndrimet e shprehura të AAK-së.