Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
14:53 8.6.2014

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, ka vizituar disa qendra votimi në veri të Kosovës.

Në Mitrovicën e Veriut ai ka thënë se “është i kënaqur me procesin e rregullt në veri” dhe me faktin se deri tash “nuk është shënuar ndonjë incident apo parregullsi”.
Jean-Claude Schlumberger
Jean-Claude Schlumberger
14:57 8.6.2014
15:11 8.6.2014
Deri në orën 15:00, sipas të dhënave të grumbulluara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje thuhet të ketë arritur rreth 27 %. Të dhënat mund t'i shikoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG