Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
15:56 8.6.2014
Po zhvillohet normalisht procesi i votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në orët e pasdites janë vërejtur më shumë votues nëpër vendvotime.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë pasdite ishte në Fakultetin Teknik në Prishtinë, prej nga sjell pamje gjatë votimeve në orët e pasdites.
Votimet gjatë pasdites
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00
16:52 8.6.2014
Kanë mbetur pak më shumë se dy orë deri në mbylljen zyrtare të qendrave të votimit, ndërkohë që qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Fotogaleri
16:57 8.6.2014
Kryeprokuroria e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident që do të mund ta dëmtonte proecsin e sotëm zgjedhor.

Prokurorja, Laura Pula, tha se tre pesona në komunën e Lipjanit janë në intervistim, nën dyshimet për dhënie dhe marrje ryshfeti dhe sipas saj, në ndërlidhje me këtë rast, në kërkim janë edhe pesë persona të tjerë.

Edhe dy raste të ngjashme kanë ndodhur në komunën e Mitrovicës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG