Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
08:48 8.6.2014
Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Salvatore Farina, ka vizituar sot Mitrovicën e veriut. Ai ka thënë se KFOR-i gjendet atje për të ofruar ndihmë për Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it, për t’ua “mundësuar qytetarëve që lirshëm të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”.
09:09 8.6.2014
Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracy Ann Jacobson tha "Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet sot! Dilni dhe votoni!"

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG