09:39
8.6.2014
Qytetarët presin institucione funksionale dhe luftim të korrupsionit #zgjedhjet2014 --> http://t.co/x8Oj59WzOn
— Radio Evropa e Lirë (@RFE_Kosova) 8.6.2014
09:51
8.6.2014
Në orën 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimeve në Kosovë. Për këto zgjedhje parlamentare janë gjithsej 798 qendra të votimeve, me 2,374 vendvotime në 38 komuna.
10:31
8.6.2014
Koalicioni Demokracia në Veprim në konferencën e parë për media ka raportuar "për disa parregullsi në procesin zgjedhor 2014".
Ata kanë raportuar për një incident në Shkollën Fillore “Zenel Hajdini" në Prishtinë, ku sipas tyre ka pasur një përleshje mes komisionarëve dhe është dashur të ndërhyjë Polica e Kosovës.
Vëzhguesit e Demokracia në Veprim po ashtu bëjnë të ditur se janë raportuar 36 raste ku është parë prezencë e materialit propagandues të subjekteve politike në diametrin prej 100 metrash nga qendrat e votimit.
Po ashtu janë raportuar edhe raste të personave të paautorizuar në qendra të vendvotimit dhe në disa qendra zgjedhore ka munguar materiali sensitiv, sipas DV-së.
Demokracia në Veprim ka raportuar edhe për 45 raste ku sipas tyre, nuk është bërë kontrolli i votuesve me llamba ultra vjollce.

10:48
8.6.2014
Në katër komunat në veri të Kosovës, para qendrave të votimit, vihet re një prani e shtuar e forcave të sigurisë.