Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
07:33 8.6.2014
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet mesazhit të veçantë për zgjedhjet e 8 qershorit ka siguruar qytetarët e vendit se do të bëhet çmos që vota e kosovarëve të mbrohet.
08:02 8.6.2014
Për pjesëmarrje në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 30 subjekte politike, prej tyre, 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat të pavarur dhe 4 koalicione me gjithsej 1 mijë e 235 kandidat për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
08:09 8.6.2014
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e parë të KQZ-së në orë 8:00, tha se në orën 7 janë hapur të gjitha qendrat e votimeve në Kosovë.

Daka me këtë rast ftoi të gjithë qytetarët që sot ta shfrytezojnë të drejtën e votës.

Valdete Daka
Valdete Daka
08:14 8.6.2014
Në katër komunat në veri të Kosovës, të drejtën për të votuar e kanë 62,737 njerëz dhe votohet në 44 qendra të votimeve, me 94 vendvotime.
Veri...
Veri...

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG