Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
22:47 8.6.2014
AKR beson se do ta kalojë pragun

Aleanca Kosova e Re, përmes një konference për media ka shprehur besimin se do të kalojë pragun prej 5 për qind dhe do të përfshihet në përbërjen e ardhshme të Kuvendit.

Zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se informatat nga terreni që i posedon kjo parti politike tregojnë se AKR do të kalojë pragun.

Deri më tani, disa rezultate të organizatave joqeveritare e kanë parashikuar AKR-në si parti që do të mbetet jashtë Kuvendit.
22:21 8.6.2014
22:19 8.6.2014
PDK shpall fitoren

Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren e saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thirrur një konferencë për media, ku ka thënë se PDK është fituese e zgjedhjeve dhe i ka ftuar partitë tjera pjesëmarrëse që ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa Veseli po e shpallte fitoren e PDK-së para selisë së kësaj partie ishin mbledhur edhe një grup simpatizantësh të këtij subjekti politik që po festonin këtë fitore.
22:13 8.6.2014
Infografika e KQZ-së

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG