Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
21:23 8.6.2014
Partia Demokratike e Kosovës feston
PDK feston në kryeqytet
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:29 0:00
21:20 8.6.2014
Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, ka dalë më rezultatet e veta preliminare nga votimet për zgjedhjet parlamentare. Sipas këtyre rezultateve:

PDK ka fituar 31.1 % të votave

LDK 27.0 %

VV 12.8 %

AAK 11.6 %

AKR 4.4 %

NISMA 4.5 %

Lista Srpska 2.6 %

Subjektet tjera 6 %
20:56 8.6.2014
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bajram Latifi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mitrovicën e veriut kanë votuar 15 mijë e 34 votues, në Leposaviq kanë votuar 5 mijë e 207 votues, në Zveçan kanë votuar 2 mijë 244 votues dhe në Zubin Potok kanë votuar 2 mijë 887 votues. Do të thotë, nga numri i përgjithshëm prej 62 mijë e 737 votuesve në komunat e veriut të Kosovës kanë votuar 24.5 për qind.
20:42 8.6.2014
Nisma: Të ruhet vota e qytetarëve

Subjekti politik "Nisma për Kosovën", e udhëhequr nga Fatmir Limaj, ka mbajtur një takim me gazetarët në orët e para të mbrëmjes, duke u bërë thirrje autoriteteve kompetente, që ta ruajnë votën e qytetarëve të Kosovës gjatë procesit të numërimit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG