19:17
8.6.2014
LDK: Nuk pranojmë rezultate të manipuluara
Shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Agim Veliu ka thënë se kjo parti politike nuk do të pranojë asnjë rezultat nëpër qendrat e votimit ku ka dyshime për manipulim të votave. Këto komente ai i ka bërë menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

19:03
8.6.2014
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo ka publikuar shifrën e fundit, sipas të cilës deri në orën 19:00 kanë votuar mbi 40 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
18:43
8.6.2014
Cliff: Deri tash, një ditë e suksesshme
"Nga ajo që e kam parë deri më tash, këto zgjedhje duken si çdokund tjetër në Evropë", i tha Radios Evropa e Lirë, ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cliff.
“Ishte një ditë shumë e sukesshme deri më tash, nga ajo që pashë unë”, tha Ambasadori Cliff.
Megjithatë, ai tha se jo gjithçka ka mbaruar, pasi tani dëshiron që njejtë të vazhdojë procesi edhe gjatë numërimit.
“Tani i përket komisionerëve se si do të eci puna. Unë besoj që mesazhi është përçuar fuqishëm (që nuk duhet të ketë manipulime) dhe se janë në dijeni që procesi duhet të shkojë mirë deri në fund”, tha më tej Cliff.
Ai tha se ndonëse nuk ka qenë në Kosovë në vitin 2010, por e di që atë kohë problemi kryesor ka qenë me procesin e numërimit.
“Mirëpo, në atë kohë, nuk kishte një mision të plotë të BE-së për vëzhgim siç ka tani. Kështu që shpresoj që gjërat të ecin mirë edhe gjatë numërimit”, vlerësoj ambasadori britanik.
Ai tha se i vetmi problem që ka dëgjuar nga veriu ishte fakti që disa qytetarë serbë që kishin ardhur nga Serbia nuk patën mundësi të votonin menjëherë duke përdorur dokumente të Serbisë, por që më pas të njejtit votuan me kusht.
Cliff, megjithatë u shpreh i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e votuesve në veri. (a.h.)

18:29
8.6.2014
Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS, deri më tani ka pranuar rreth 13 mijë mesazhe telefonike nga qytetarët në fushatën “Voto dhe Vëzhgo”.
Luan Shllaku nga KFOS, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka bërë të ditur se 85 për qind e mesazheve flasin për një proces të rregullt, derisa një rreth 1 mijë mesazhe flasin për ndonjë parregullsi.