18:13
8.6.2014
Koalicioni të Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim i bën thirrje Prokurorisë që "të ndërmarrë masa në së paku 2 qendra të vendvotimeve në Skenderaj, për të parandaluar keqpërdorimin e fletëvotimeve".
Driton Selmanaj nga DV ka thënë se kanë filluar të mbushen kutitë e votimit me vota nga njerëz të paautorizuar.
DV bën të ditur se deri në orën 16:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar mbi 29 për qind e qytetarëve më të drejtë vote.
Në veri të vendit procesi zgjedhor, sipas Koalicionit të Organizatave Joqeveritare, Demokracia në Veprim, nuk ka pasur parregullsi, ndërkohë që dalja e votuesve ka qenë e ulët.

17:11
8.6.2014
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo, ka deklaruar sot në Zveçan se disa qytetarë e kanë pasur të pamundur të votojnë në zgjedhjet parlamentare me dokumentet serbe.
Mediat serbe citojnë Rikalon të ketë thënë se parregullsitë e tilla janë shënuar në disa vendvotime në Pejë, Istog, Klinë dhe Fushë Kosovë.
“Kam intervenuar në KQZ dhe mendoj se kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë Rikalo.
Sipas tij, vendimi i KQZ-së ka qenë i qartë dhe se të gjitha dokumentet valide janë të pranueshme në ditën e zgjedhjeve.

16:57
8.6.2014
Kryeprokuroria e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar deri më tash nuk është shënuar ndonjë incident që do të mund ta dëmtonte proecsin e sotëm zgjedhor.
Prokurorja, Laura Pula, tha se tre pesona në komunën e Lipjanit janë në intervistim, nën dyshimet për dhënie dhe marrje ryshfeti dhe sipas saj, në ndërlidhje me këtë rast, në kërkim janë edhe pesë persona të tjerë.
Edhe dy raste të ngjashme kanë ndodhur në komunën e Mitrovicës.

16:52
8.6.2014
Kanë mbetur pak më shumë se dy orë deri në mbylljen zyrtare të qendrave të votimit, ndërkohë që qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Fotogaleri
Fotogaleri