Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
15:56 8.6.2014
Po zhvillohet normalisht procesi i votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në orët e pasdites janë vërejtur më shumë votues nëpër vendvotime.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë pasdite ishte në Fakultetin Teknik në Prishtinë, prej nga sjell pamje gjatë votimeve në orët e pasdites.
Votimet gjatë pasdites
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00
15:11 8.6.2014
Deri në orën 15:00, sipas të dhënave të grumbulluara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në zgjedhje thuhet të ketë arritur rreth 27 %. Të dhënat mund t'i shikoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG