Problemi mjedisor me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë është bërë një problem kronik.
Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucione tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, që do të shërbejë për parandalimin e sëmundjes në fjalë.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së tha për Radion Evropa e Lirë se situata epidemiologjike në nivel Kosove është nën kontroll, dhe sipas tij, nuk ka vend për panik.
Ndryshe prej datës 8 shkurt, kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit të rriqrave për këtë vit, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, deri tani, sipas drejtorit të kësaj qendre, Besim Zogaj ky numër ka arritur në 704 persona të pickuar nga rriqrat.
"Një rast ka qenë i verifikuar me ethe hemorragjike, derisa është shëruar, dhe të tjerë kanë qenë vetëm të pickuar nga rriqrat. Prej muajit shkurt e deri më tani, 20 pacientë janë shtrirë në klinikën infektive në Qendrën Klinikën Universitare, si të dyshimtë me ethe hemorragjike. Tash me informacionin që e kam, sot janë të shtrirë vetëm 6 persona, por jo me ethe hemorragjike", bëri të ditur Zogaj.
Ndërkaq, infektologu Izet Sadiku, tha për Radion Evropa e Lirë se me ngritjen e temperaturave është rritur edhe numri i personave që kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinikë Universitare, përkatësisht në Klinikën Infektive, si pasojë e pickimit nga rriqrat.
Por, sipas zotit Sadiku, situata është nën kontroll dhe është vetëm një rast që është konfirmuar me ethe hemorragjike.
"Pas ngritjes së temperaturave është ngritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e pickimit të rriqrave. Një rast është konfirmuar me ethe hemorragjike, krime kongo, i cili tashmë është në shtëpi pas hospitalizimit, derisa dy raste të tjera me sindrome veshkore, dhe gjendja e tyre është e mirë por janë në shërim e sipër", tha Sadiku.
Ndryshe, nga ethet hemorragjike gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë.
Jusuf Dedushaj, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik pati bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se këtë vit janë ndarë mjete shtesë nga Qeveria e Kosovës për luftimin e kësaj sëmundjeje.
Ai ka folur edhe për masat mbrojtëse në praktikë, sa i përket etheve hemorragjike.
"Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet të veçantë për këto masa dhe mendoj që do të mbulohet gjithë veprimtaria e lidhur me këtë sëmundje deri në vitin 2017. Në praktikë është bërë livrimi i tokave, asgjësimi i shkurreve, dezinfektim i stallave dhe kafshëve, sepse është kryesore që të ndërpritet hallka e paraqitjes së sëmundjes", kishte thënë Dedushaj.
Ai tha gjithashtu se po punohet në vetëdijesimin e popullatës, gjë që konsiderohet si shumë e rëndësishme në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.
Edhe zoti Zogaj ka thënë se në shkollat fillore dhe të mesme, tashmë janë në ciklin e dytë të ligjëratave për vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e pickimit të rriqrave dhe mbrojtjen nga to.
"Aktualisht, së bashku me ISPSH-në, jemi në përfundim të ligjëratave në shkolla. Sa i përket spërkatjes, janë spërkatur afër 10 fshatra dhe do të shohim se deri ku do të arrijmë më spërkatje", theksoi Zogaj.