Bashkimi Evropian tashmë ka sjell në Kosovë një pjesë të ekipit që do t’i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Anëtarët e misionit vëzhgues, të cilët kanë arritur në Kosovë nga sot (diel), janë shpërndarë në komuna të ndryshme të vendit për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe zhvillimet e tjera në prag të zgjedhjeve.
Zëvendësshefi i ekipit vëzhgues, Marian Gabriel, tha se ekipet do të vendosen në të gjithë Kosovën për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe të tjera.
“Ekipet e vëzhgueseve do të shpërndahen në gjithë Kosovën. Kemi 20 vëzhgues, të cilët do të punojnë nga dy persona. Po ashtu, këtu kemi edhe një ekip tjetër të ekspertëve, të cilët do të jenë në Prishtinë për të përkrahur vëzhguesit e tjerë. Kurse, më vonë do të na bashkohen edhe 42 vëzhgues të tjerë për një kohë më të shkurtë”.
“Gjithashtu do të vijnë edhe 62 vëzhgues nga Bashkimi Evropian, dhe sigurisht që ekipit tonë do t’i bashkohet edhe stafi lokal diplomatik ndërkombëtar që është në Kosovë - saktësisht nuk e di numrin, por diku rreth 100 vëzhgues do ta përcjellin procesin zgjedhor”, bëri të ditur Gabriel.
Vëzhguesit e zgjedhjeve në Kosovë, kanë thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Kosovës.
Turi Lunden, vëzhguese nga Norvegjia, tha se zgjedhjet e 8 qershorit do t’i vëzhgojë në Prishtinë dhe Graçanicë.
“Ne, jemi këtu për këto zgjedhje dhe do të jemi këtu për 4 javë. Herën e fundit gjatë zgjedhjeve lokale, ne kemi pasur një mision më të zgjeruar, por ne jemi të lumtur që jemi kthyer sërish këtu dhe mund të them se unë do të jem në Prishtinë dhe në Graçanicë”, tha ajo.
Kurse, sa i takon përgatitjeve të deritashme nga ana e institucioneve të Kosovës për zgjedhjet parlamentare, zëdhënësja e misionit vëzhgues të zgjedhjeve nga BE-ja, Sarah Crozier, për Radion Evropa e Lirë tha:
“Ne nuk mund të komentojmë në këtë aspekt. Ne do të shohim gjithë procesin dhe do të bëjmë komentet në raportin final për përgatitjet për ndonjë vështirësi dhe nëse është e nevojshme dhe do të japim rekomandimet pas ditës së zgjedhjeve”.
Siç është bërë e ditur, vëzhgimi i ditës së zgjedhjeve do të përforcohet me më shumë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të BE-së, që janë të akredituar në Kosovë.
Një ekip prej tetë personash nga BE-ja që do të qëndrojë në Prishtinë, do të përcjellë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, duke përfshirë legjislacionin, si dhe aplikimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Ekipi do të analizojnë punën rreth organizimit të zgjedhore, aktivitetet në fushatë, mediat, procesin e votimit, të numërimit, e të tjera.
Misioni për vëzhgimit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian është organ i pavarur dhe neutral, mandati i të cilit është për të vlerësuar procesin zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve.
Autoritetet në Kosovë i kanë dhënë mbështetje Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe kanë shprehur besimin se prania e një misioni të tillë do të ndihmojë në vendosjen e standardeve demokratike në zgjedhje.
Përfaqësues të lartë të Kosovës, por edhe ata ndërkombëtarë kanë thënë se institucionet duhet të jenë të kujdesshëm për të mbrojtur votën e qytetarit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mënyrë që siç kanë theksuar, të mos shfaqen afera korruptive në zgjedhje.
Thirrjet për veprime të rrepta gjatë procesit të zgjedhjeve janë shtuar, për shkak të përvojës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010 që janë përcjellë me parregullsi të mëdha.