Iniciativa qytetare Serbe e njohur si “Lista Serbe”, Partia e Pavarur Liberale dhe Iniciativa qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” e Oliver Ivanoviqit, pritet të shkrihen në një Listë të përbashkët për të garuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat do të mbahen me 8 qershor.
Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, drejtuesi i “Listës serbe”, Vladeta Kostiq. Sipas tij një listë e përbashkët është në interesin e të tri këtyre subjekteve pjesëmarrëse, për faktin se në Kuvendin e Kosovës më nuk janë ulëset e rezervuara.
“Ne vetëm të bashkuar mund ta kalojnë pragun zgjedhor, duke synuar edhe atë që të fitojnë më shumë se 10 ulëse për deputetë”, ka thënë Kostiq duke shtuar se në interesin e bashkësisë serbe është që përfaqësuesit e tyre të jenë faktor i rëndësishëm politik në Kuvendin e Kosovës.
Edhe Ksenija Bozhoviq, përfaqësuese e Iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” e Oliver Ivanoviqit, e cila aktualisht mban postin e kryetares së Kuvendit të komunës së Mitrovicës së veriut, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime intensive lidhur me formën se si do të bëhet lista e përbashkët.
Bozhoviq thotë se qëndrimi i Iniciativës SDP është që me pjesëmarrjen në zgjedhje, përmes listës së përbashkët, të sigurohen mandatet, përmes të cilave do të mbrohen interesat e serbëve në Kuvendin e Kosovës.
“Interesi ynë do të jetë që vetëm ta përfaqësojmë bashkësinë tonë dhe t’i përfaqësojmë interesat e saj në të gjitha institucionet ku do të jemi të pranishëm”, theksoi Bozhoviq.
Por, cili do të jetë koncepti dhe qasja e listës së përbashkët, të cilën pritet ta krijojnë tri subjektet serbe? Deri më tash, vetëm Partia e Pavarur Liberale pati pranuar të hyjë në institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, përfshi këtu Kuvendin dhe Qeverinë e vendit.
Në anën tjetër, Lista serbe dhe Iniciativa qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, edhe gjatë zgjedhjeve lokale patën refuzuar bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kostiq thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare e Listës serbe, si pjesë e listës së përbashkët, po bëhet për faktin se në këto zgjedhje qytetarët serbë do t’i zgjedhin përfaqësuesit, që do t’i mbrojnë interesat e tyre në Kuvend.
“Ne përshëndesim çdo ndryshim pozitiv te kushdo qoftë. Mendoj se ka ardhur koha që të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë serbe, të cilët marrin pjesë në punën e institucioneve të Kosovës, duhet të përfaqësojnë interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe jo vetëm atyre, por edhe pakicave të tjera dhe qytetarëve nga mjediseve të ndryshme, të cilët do të votojnë për ata përfaqësues. Kjo, po bëhet që t’u përfaqësohen ato interesa në frymën sa më të mirë e që , duhet të pranoni se deri më tash nuk ka qenë kështu”, theksoi Kostiq.
Por, a nënkupton kjo pjesëmarrje e përfaqësuesve të serbeve në zgjedhje parlamentare edhe pranim të institucioneve dhe shtetit të Kosovës?
Bozhoviq, nuk mendon se pjesëmarrja në zgjedhje ka këtë domethënie për serbët.
“Ne, në të gjitha zgjedhjet që kemi dalë deri më sot dhe që do të dalim në të ardhmen, dalim me thirrjen e Qeverisë së republikës së Serbisë. Në të gjitha zgjedhjet që kemi dalë, kemi kërkuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë kemi kërkuar që ato të jenë të pavarura ndaj statusit, të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe Rezoluta 1244”, theksoi Bozhoviq.
Por, Kostiq, ka refuzuar të japë përgjigje të prerë lidhur me atë se a paraqet pjesëmarrja e Listës së përbashkët në zgjedhjet parlamentare edhe pranim të shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Në këtë pyetje as nuk dëshiroj, as nuk mundem dhe as nuk do të përgjigjem. Do të thotë, bisedimet e Brukselit do të vazhdojnë. Për ne përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë dhe liderët politik serb nga Kosova, është e pranueshme gjithçka për të cilën do të arrihet marrëveshje në Bruksel”, ka theksuar Kostiq.
Ndryshe, më 12 maj përfunduar afati ligjor i paraqitjes së koalicioneve, i përcaktuar nga Komizioni Qendror i zgjedhjeve.
Me 16 maj, mbyllet edhe afati i aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhje, përmes garimit me listë të përbashkët.