Raporti i organizatës Freedom House, i cili e radhit Maqedoninë në vendin e 122-të për lirinë e mediave në botë, është real, duke marrë parasysh gjendjen gjithnjë e më të rëndë të lirisë së mediave në vend, vlerësojnë komunikologët dhe drejtuesit e shoqatave të gazetarëve.
Në raportin e vjetor të kësaj organizate, Maqedonia ka shënuar ulje dy vende dhe tani ndodhet grupin me Kongon dhe Keninë, ndërsa sa i përket vendeve të Evropës, ajo ndodhet në pozitën e 41-të, apo para Turqisë, e cila zë vendin e fundit.
Që nga viti 2009, Maqedonia ka shënuar ulje për 11 vende në listën e kësaj organizate me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo që po ndodh, fatkeqësisht, është një regres apo një kthim prapa, të cilin e kemi pritur pasi në Maqedoni nuk është kërcënuar vetëm liria e medias, por demokracia në përgjithësi. Vlerësoj se pa media të lira, pa gjyqësor të pavarur dhe pa respektimin e ndarjes së pushteteve, ne nuk mund të presim se do të kemi demokraci funksionale”, thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë.
Nga Instituti maqedonas i mediave, thonë gjendja e këtillë me mediat nuk mund të përmirësohet pa heqjen e ndikimit të politikës mbi pavarësinë e mediave.
Biljana Petkovska thotë se raportet e tilla që e pozicionojnë Maqedoninë në grupin e shteteve me liri të kufizuar të mediave, duhet të shërbejnë si alarm për gjithë shoqërinë.
“Këto janë alarmet e fundit që duhet të na motivojnë dhe të angazhohemi se çfarë shoqërie do të kemi, të bëjmë hapa seriozë në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale. Raporti i Freedom House konfirmon se këtu nuk ka asnjë përparim në procesin e zgjedhjes së problemeve, me të cilat përballet hapësira mediatike. Pa reforma thelbësore që do t'u mundësonin mediave që të marrin frymë lirshëm dhe të pavarur nga shteti dhe politika, nuk mund të presim përparim në lirinë e medias“, vlerëson Petkovska nga Instituti maqedonas i mediave.
Sipas komunikologut Xhelal Neziri, gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë duke marrë parasysh tendencat e pushtetit për të vënë nën kontroll të gjitha mediat që kritikojnë punën e saj.
“Rënia e vazhdueshme e Maqedonisë në listën e Freedom House, dëshmon se situata me lirinë e medias në Maqedoni nuk shkon duke u përmirësuar, por përkundrazi, ajo përkeqësohet edhe më shumë. Ky raport tregon se në Maqedoni do të bëhet gjithnjë e më rëndë për punën e gazetarit, më rëndë për të ushtruar këtë profesion dhe më rëndë për mediat që kanë qasje kritike ndaj punës së Qeverisë. Mendoj se raporti i Freedom House ka pasqyruar në mënyrë shumë reale gjendjen e medias në Maqedoni”, thekson Neziri.
Në Maqedoni viteve të fundit janë mbyllur shumë media, ndërsa ndaj gazetarëve janë zhvilluar procese të shumta gjyqësore për shpifje dhe ofendime ndaj zyrtarëve.
Në një rast, një gazetar është dënuar me 4.5 vjet burg, kurse një tjetër ka humbur jetën në rrethana misterioze.
Ligji për mediat që është miratuar në fund vitin e kaluar, ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të pretendimeve se me të përkeqësohet edhe më shumë pavarësia e mediave.