Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka kërkuar nga autoritetet zbatimin e ligjeve për mediat, të miratuara kohë më parë në Kuvendin e Maqedonisë, e të cilët i vlerësoi si shumë të mirë.
Në fund të vizitës së saj në Shkup, Mijatoviq shprehu kënaqësinë nga pranimi i vërejtjeve, por tha se mbetet të shihet nëse ligjet e miratuara do ta përmirësojnë gjendjen me lirinë e mediave në Maqedoni.
“Me rëndësi është që ligjet të zbatohen në mënyrë që të promovohet pavarësia e mediave dhe të dëgjohet zëri i të gjitha palëve të përfshira. Lidhur me zbatimin e ligjeve kemi biseduar edhe me përfaqësuesit e bashkësisë së mediave. Është pozitiv fakti se mediat janë konsultuar dhe ishin pjesë e përgatitjes së ligjeve. Përfshirja e gjithanshme është mënyra e vetme që të përmirësohet ambienti për mediat, pa marrë parasysh se sa e vështirë është që të arrihet kjo”, deklaroi Mijatoviq.
Përfaqësuesja e OSBE-së, njoftoi se në takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski, biseduan edhe për gjobat e shqiptuara për shpifje, të cilat, sipas saj, kanë qenë të larta dhe mund të rrezikojnë pluralizmin mediatiak.
Në pyetjen, se nëse më tepër është e përqendruar në aspektet teknike dhe jo për kushtet e gazetarëve, Mijatoviq u përgjigj duke thënë se puna se saj është që të gjitha çështjet problematike t’i adresojë te qeveria.
“Nëse i shihni deklaratat e mia dhe një nga rastet lidhur me gazetarët në vend, Tomisllav Kezharovskin, nuk mund të pajtohem se merrem vetëm me çështjet teknike, të cilat, gjithsesi se janë të rëndësishme, pasi mediat duhet të funksionojnë përmes sundimit të së drejtës. Duhet që punët t’i vëzhgoj nga çdo aspekt, por nuk mund të fitoj luftën tuaj. Për këtë ju keni ndihmën dhe mbështetjen time, por fatkeqësisht nuk do të përfshihem në këto çështje. Ky është mandati im, por kam mirëkuptim të plotë dhe jam e vetëdijshme me gjendjen dhe problemet“, u shpreh Mijatoviq, duke u ndalur edhe në çështjen e reklamave të qeverisë, të cilat, siç u shpreh ajo, “duhet të sigurojnë transparencë të plotë”.
Me përfaqësuesen e OSBE-së, për lirinë e mediave janë takuar edhe drejtuesit e shoqatave të mediave në vend.
“Ne kemi përcjellë qëndrimin tonë me shembuj mbi gjendjen aktuale të mediave, e cila po bëhet gjithnjë e më alarmante. Kjo bazohet nga të dhënat e anëtarëve tanë, të cilët flasin për ngufatjen e lirisë së shprehjes, nënçmimin e punës së gazetarit, dhe shkeljen e të gjitha standardeve profesionale për informim të drejtë dhe objektiv”, deklaroi Tamara Çausidis, kryetare e Sindikatës së pavarur të punonjësve mediatik.
Ndryshe, dy ligjet e mediave janë miratuar pas polemikave të shumta ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe shoqatave të medieve, të cilat kërkonin që të mos ketë fare ligje të mediave, por pas konsultimeve të shumta dhe pranimit të disa prej vërejtjeve, ato janë miratuar.
Qeveria ka ndryshuar një nen të ligjit lidhur me atë që quhet, publikim i informacioneve të besueshme shtetërore, pastaj mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të medaive, çështjen e reklamave, reformimin e shërbimit publik, heqjen nga ligji të portaleve e çështje tjera.
Por, pavarësisht kësaj, liria e mediave në vend Maqedoni vazhdon të shënojë rënie. Në raportin më të ri të organizatës “Reporterët pa kufij”, Maqedonia ka shënuar ulje për gjashtë vende.
Nga vendi 114-të, ajo tani ndodhet në vendin e 123, duke u pozicionuar në grupin e shteteve ku liria e shprehjes vlerësohet si e vështirë.