Gjykimi me 4 vjet e gjysmë burg i gazetarit maqedonas Tomisllav Kezharovski, ka shkaktuar reagime të shumta jo vetëm nga shoqatat e gazetarëve, por edhe nga partitë politike opozitare dhe institucionet tjera në Maqedoni.
Kezharovski dhe 7 persona tjerë, përfshirë gjykatës dhe prokurorë, janë dënuar lidhur me një vrasje që ka ndodhur në vitin 2008 në një fshat të Velesit.
Kezharovskin aktakuza e ngarkonte për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur, por që më vonë rezultoi të jetë i rrejshëm.
Shoqatat e gazetarëve të Maqedonisë thotë vendimi është skandaloz dhe i drejtuar kundër pavarësisë së mediave dhe lirisë së shprehjes.
“Gjykata në vend që të mbrojë interesin publik, ajo u vu në anën e keqpërdorimit, i cili pas këtij vendimi u mor në mbrojtje nga gjykata. Porosia është shumë e tmerrshme. Çdo gazetar që në të ardhmen do të zbulojë keqpërdorimet e pushtetit do të dënohet me burgim. Ky frikësim nuk do të funksionojë sepse çdo gazetar i mirë në Maqedoni do të vepronte njësoj siç veproi Kezharovski“, thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Sipas tij, ky rast edhe njëherë dëshmon pozitën e rëndë në të cilën ndodhen mediat në Maqedoni.
Ndërkohë, në reagimin e sindikatës së gazetarëve thuhet se Kezharovski është gjykuar vetëm për faktin se ka zbuluar keqpërdorimet që bënë pushteti me dëshmitarët e mbrojtur.
“Të mos harrojmë, gjithçka që bëri Kezharovski është se zbuloi keqpërdorimin e institutit të dëshmitarit të mbrojtur në dy tekstet që kishte publikuar. Arrestimi dhe tani gjykimi i tij për vepër penale dhe jo për angazhimin e tij gazetaresk, nuk mban pasi ai kishte publikuar vetëm dy tekste mbi të cilat edhe është ngritur akuza dhe i tërë rasti kundër tij. Konsiderojmë se me këtë vendim të gjykatës nuk është dënuar vetëm Kezharovski por të gjithë gazetarët dhe mediat në Maqedoni”, ka deklaruar Tamara Çausidis nga sindikata e gazetarëve të Maqedonisë.
Reagime të ashpra lidhur me këtë rast pati edhe nga OSBE-ja.
“Ky dënim përçon mesazhin e censurës për gazetarët e tjerë në vend ndërsa shkel të drejtën themelore të njeriut për shprehjen e fjalës së lirë. Gjykimi do të ketë pasoja të mëdha për pavarësinë dhe lirinë e shprehjes së mediave”, thuhet në reagimin me shkrim të drejtues së sektorit për media pranë OSBE-së, Dunja Mijatoviq.
Ndërkohë, në reagimin e Federatës Evropiane e Gazetarëve thuhet se gjykimi i gazetarit është veprim tërësisht i papranueshëm.
“Kërkojmë menjëherë që rasti të shqyrtohet në gjykatën e apelit pasi vendimi i shqiptuar është në kundërshtim me ligjet evropiane dhe lirinë e shprehjes”, thuhet në reagim.
Rasti ndërkohë ka shkaktuar reagime edhe mes partive politike.
Derisa LSDM-ja e opozitës e vlerëson si gjykim të ndikuar nga pushteti, ky i vendit thotë se opozita po ndërhynë në pavarësinë e pushtetit gjyqësor.