Edhe pse Qeveria e Kosovës, ka aprovuar projektligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial, në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, ende nuk dihet saktë se nga do të sigurohen paratë për këtë fond.
Kryetarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Safete Hadergjonaj nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se krijimi i një fondi të tillë është i domosdoshëm, pasi që sipas saj, vetë ai proces ka të bëjë me shtetin e Kosovës.
“Ende nuk dihet se sa do të jetë e nevojshme të ketë mjete për ketë çështje, megjithatë, shteti ka mundësi t’i mbulojë këto shpenzime. Në komision ende nuk ka arritur ligji për ta parë saktësisht se çka parashihet aty. Megjithatë, buxheti për vitet e ardhshme është në procedurë dhe besoj që do të ketë mundësi që të mbulohen këto shpenzime”, tha Hadergjonaj.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se dispozitat e projektligjit zbatohen ndaj çdo personi i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtareve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore.
Nga ana tjetër, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa, konsideron se është i panevojshëm formimi i një fondi për të gjithë personat që do të dëshmojnë në një gjykatë, siç do të jetë ajo për hetimin e krimeve të pretenduara të UÇK-së në Kosovë.
“Ndoshta kish me qenë shumë e justifikueshme sikur të ishte kërkuar kompensim për personat të cilët mbahen atje në një kohë në hetime dhe mandej kthehen si të pafajshme, por jo për komplet ose për personat që shpallën të pafajshme për me kërkuar mbrojtje për dikë që ku ta di..."
"Ne kemi thënë që kjo është një luftë që po behët – është luftë kundër individëve, nuk është luftë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk e di pse kemi nevojë me nda para për individ deri sa ata janë të bindur që janë të pastër”, tha Bajrami dhe ka shtuar se ende nuk është në dijeni me përmbajtjen e projektligjit të propozuar për ketë punë nga ekzekutivi.
Kurse, Afrim Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, përsëriti qëndrimin e subjekti të tij që është kundër çdo iniciative që ka të bej me ketë gjykatë.
“Jo, nuk e kam idenë të them të drejtën. Mbes pranë asaj që ne kemi qenë kundër formimit të çfarëdo Tibunali lidhur me gjykimin e krimeve të luftës. Kështu që nuk e di si vazhdohet e ku merren këto para e si bëjnë”, tha Hoti.
Pasi që Kuvendi i Kosovës javën e kaluar ka miratuar vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale, ekzekutivi aprovuar propozimi për krijimin e këtij projektligji.
Për të shpjeguar më shumë rreth këtij projektligji dhe për vet fondin as në Ministrin e Drejtësisë e as në atë të Financave, zyrtarët nuk kanë qenë në gjendje që të japin ndonjë deklaratë.