Ndërlidhjet

Ndërmarrjet e rrezikuara


Ilustrim
Ilustrim
Jo të gjitha ndërmarrjet e privatizuara me metodën e spin off-it special kanë përmbushur obligimet e kërkuara në bazë të kontratës.

Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, thonë se nga 26 ndërmarrje të privatizuara me metodën e spin off-it special, që nënkupton mosndryshim të veprimtarisë, si rrjedhojë e përmbushjes së obligimeve, nga monitorimi janë liruar 19 ndërmarrje.

Si pasojë e mospërmbushjes së kontratave, Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka tërhequr aksionet tri ndërmarrjeve, kurse në monitorim të mëtutjeshëm mbesin edhe katër ndërmarrje.

Në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, tregon se ndërmarrjet që aktualisht janë nën monitorim, janë “Tobaco”, “NBI Suhareka”, “Miniera e Goleshit” dhe “Jugoterm”.

Edhe pse Miniera e Goleshit është nën monitorim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, pronari i ri, është në përfundim të investimeve, pasi miniera ka qenë komplet e shkatërruar.

Kjo minierë, që gjendet në komunën e Lipjanit, në vitin 2007 është shitur 810 milionë euro, 16 milionë euro ishin zotuar investime, ndërkaq deri në fund të vitit të parë, pronari i ri, kishte premtuar se do të punësonte 355 punëtorë.

Kompania blerëse është “Iming”, një kompani kroate që udhëhiqet nga kosovarë me shtetësi kroate. Pronari i kësaj kompanie, Hysni Zogaj, tregon se deri më tani ka investuar rreth 23 milionë euro, ndërkaq në fund të muajit prill pritet të fillojë prodhimi në minierë.

“Do të thotë i kemi përmbushur premtimet për 200 për qind dhe në këta muaj do të investohen edhe katër milionë euro. Në jemi duke investuar qe shtatë vjet me radhë, për shkak se ka qenë komplet e shkatërruar. Tashmë asgjë të vjetër nuk ka. Në këtë minierë janë të punësuar 120 punëtorë”, tregon Zogaj.

Ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se minierat e Kosovës paraqesin formën më të rëndësishme për zhvillimin ekonomike në të ardhmen.

Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “ RIINVEST”, për dështimin e këtyre minierave i fajëson institucionet vendore. Ai thotë se autoritetet kompetente asnjëherë nuk janë treguar të gatshme për përpunimin, menaxhimin, shitjen e këtyre minierave dhe mbledhjen e taksave pas shitjes.

“Deri më tani gjithmonë ka qenë një pjesë e një amullie të përgjithshme, pa ide të qarta se sa janë benifitetet e Kosovës nga përdorimi i këtyre minierave, po më shumë ka pasur interesa politike dhe partiake për shfrytëzimin e tyre”.

“Pra, pasuria e ardhshme që do të shfrytëzohet pas privatizimit dhe pas shitjes së ndërmarrjeve publike, do të jenë minierat. Unë pres një betejë të fortë politike, partiake në radhë të parë, në relacion me shfrytëzimin e këtyre pasurive”
, thotë Abdixhiku.

Edhe miniera tjetër e Strezovcit, që gjendet në Kamenicë, është blerë nga i njëjti pronar. Pronari ishte zotuar se do të investonte mbi 14 milionë euro, ndërkaq deri në fund të vitit të parë blerësi kishte premtuar se do të punësonte deri në 238 punëtorë.
Në pamundësi të përmbushjes së premtimeve, Agjencia Kosovare e Privatizimit, tashme ia ka tërhequr aksionet, dhe kjo ndërmarrje shumë shpejt pritet të ri-tenderohet.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG