Kuvendi i Kosovës me shumë vërejtje ka miratuar në parim projektligjin me të cilin ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.
Nxjerrja e këtij ligji është thënë se erdhi si nevojë e sanksionimit të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, pas rasteve të evidentuara tashmë të pjesëmarrjes së dhjetëra personave në luftën e Sirisë.
Votimi ka sjellë si rezultat 48 vota për, 10 kundër dhe 4 abstenime.
Sponsoruesi i ligjit, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka thënë se nxjerrja e tij ka qenë një domosdoshmëri, pasi që me rritjen e numrit të personave që po shkojnë në konfliktin e Sirisë po kërcënohet siguria e brendshme e Kosovës.
Në veçanti, ai ka thënë se personat që shkojnë në konflikte të tilla, kur kthehen paraqesin kërcënim për rendin dhe sigurinë e brendshme të Kosovës.
Andaj, ligji i propozuar, sipas tij, ka për qëllim të parandalojë por edhe mbrojë Kosovën nga veprimet kriminale e terroriste që paraqesin kërcënim për interesin dhe sigurinë e Kosovës.
“Ky projektligj i ka dy qëllime kryesore. Njërën e ka sigurinë kombëtare e tjetrën interesin shtetëror. Për sigurinë kombëtare ne nuk po paragjykojmë, por kemi edhe të dhëna që njerëzit të cilën shkojnë në konflikte të caktuara, iu bashkëngjiten edhe organizatave të ndryshme terroriste dhe frymëzimet që i marrin atje ata njerëz më pas i thërrasin e organizojnë të tjerët dhe disa prej tyre mund të jenë potencialisht edhe për akte terroriste”, ka thënë bajram Rexhepi.
Në debatin parlamentar u tha më pas se ligji është shumë i gjeneralizuar dhe nuk është konkret për problemin që i dedikohet e që ka të bëjë me ndalimin e shkuarjes dhe pjesëmarrjes në luftën e Sirisë.
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, deputeti Visar Ymeri ka arsyetuar pse ky subjekt politik nuk e mbështet këtë projektligj. Ai ka ngritur disa hipoteza.
Si shembull, Ymeri ka marrë Luginën e Preshevës, duke thënë se në rast të një konflikti atje, në bazë të këtij ligji shqiptarët e Kosovës nuk do të mund t‘i ndihmonin shqiptarët e Luginës sepse do të dënoheshin me 15 vjet burg.
Andaj, në vend të këtij ligji të propozuar nga qeveria, Ymeri ka kërkuar që të miratohet ligji kundër terrorizmit.
“Mendoj që kjo është mënyra më e keqe dhe më joefektive e parandalimit të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në organizata terroriste. Për ta bërë këtë, do të duhej që ministria e Brendshme në bashkëpunim me qeverinë dhe ministritë tjera që t’i listojë se cilat janë ato ligjet terroriste, t’i identifikojë ato dhe ti shpallë si organizata terroriste dhe t’ua luftojë atyre aktivitetin brenda territorit të Kosovës. Kjo është mënyra se si luftohet terrorizmi dhe puna e organizatave terroriste brenda territorit të Kosovës të cilat më pasi i organizojnë qytetarët e Kosovës në konflikte”, ka thënë Ymeri.
Me vërejtje ndaj ligjit që ndalon pjesëmarrjen në konfliktet jashtë Kosovës është paraqitur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka përkrahur në parim atë.
Deputeti i LDK-së, Anton Çuni ka thënë se ligji duhet të jetë më konkret pasi që ka shumë gjeneralizime.
“Këtë format të ligjit unë e shoh si mos-guxim të institucioneve qeveritare për të menaxhuar situata të tilla sado që hartimi i këtij ligji nga ana e qeverisë cilësohet me prioritet të lartë. Sidoqoftë, ne deputetët e LDK-së e votojmë në parim projektligjin duke marrë përsipër që në kuadër të komisioneve të japim sugjerime e qëndrime tonë në lidhje me shumë çështje të cilat ligjin do ta bëjnë funksional e të zbatueshëm”, ka deklaruar Çuni.
Projektligji që ka miratuar në parim Kuvendi përcakton si vepra penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, ligji sanksionon edhe personat apo organizatat që rekrutojnë, financojnë, nxisin udhëheqin apo trajnojnë personat ose grupet e personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ndonjë formacion ushtarak apo paraushtarak jashtë Kosovës.
Kurse, dënimet për shkeljen e këtij ligji, varësisht se për cilën dispozitë bëhet fjalë, parashihen nga 3 deri në 15 vjet burg.
Sidoqoftë, projektligji i miratuar në parim, mund të pësoj ndryshime ngaqë ai tani i nënshtrohet rishikimit nëpër komisionet parlamentare dhe më pas me propozimet për plotësime i kthehet Kuvendit për miratimin final.