Qytetarët serbë me dyshtetësi do të kenë mundësinë që të votojnë nga Kosova edhe për zgjedhjet parlamentare të Serbisë që mbahen më 16 mars.
Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës, sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri, është që Serbia nuk mund t’i organizojë zgjedhjet parlamentare në territorin e Kosovës dhe se këtë punë teknike do ta kryejë misioni i OSBE-së.
Po ashtu, ajo ka thënë se ditën e votimeve do të ketë pika të grumbullimit por jo edhe pika të votimit.
Po ashtu, sipas saj, nuk do të ketë shtabe e struktura organizative të zgjedhjeve, përfshi edhe numërimin e votave.
“Qytetarët të cilët kanë dyshtetësi kanë mundësinë që të votojnë. Ne si qeveri, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës do të mundësojmë grumbullimin e votave të atyre që dëshirojnë të votojnë".
"Ky grumbullim votash, me ndihmën teknike të OSBE-së do të realizohet dhe më pas votat e grumbulluara do të përcillen për në Serbi. Ajo që nuk do të ndodhë në këto zgjedhje dhe asnjëherë në të ardhmen është që Serbia nuk mund të jetë organizatore e zgjedhjeve”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Edita Tahiri.
Ndërkohë, kryeministri në largim i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë sikurse që ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Ai ka kundërshtuar zëvendëskryeministren Edita Tahiri, duke thënë se Marrëveshja e Brukselit e arritur në dialogun Prishtinë – Beograd, nuk ua ka ndërprerë serbëve të drejtën të votojnë për shtetin e tyre.
Pavarësisht se a do të cilësohet si grumbullim i votave apo proces i votimit, për ministrin pa portofol për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, me rëndësi është që zgjedhjet të mbahen më 16 mars edhe në Kosovë.
“Prishtina le ta përdorë këtë për përfitime të brendshme politike si të dëshiroj, por ajo që për mua është me rëndësi serbët më 16 mars do të dalin në zgjedhje, siç kanë vepruar edhe në vitin 2012”, ka thënë Vulin.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se Marrëveshja e Brukselit parasheh normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Andaj, sipas saj, kjo marrëveshje synon që të ndërpres ndërhyrjet e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe jo përsëritjen e këtyre ndërhyrjeve siç po mëton shteti serb.
“Vetë fakti që parimi bazë i Marrëveshjes së 19 prillit është normalizimi, kjo nënkupton mosndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, të tilla që i kemi parë që nga përfundimi i luftës e të cilat kanë qenë edhe shkelje e ligjeve ndërkombëtare”, ka deklaruar Tahiri.
Zotimeve të qeverisë se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë nuk po iu beson opozita në Prishtinë.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri thotë se ka vend për shqetësime pasi që vërehen shumë paqartësi në deklaratat e qeveritareve.
“Sigurisht që jemi të shqetësuar dhe këtë nga fakti se deklarimet e qeveritarëve tanë janë kontradiktore. Në njërën anë thonë nuk do të lejojmë e në tjetrën, u garantohet...por sidoqoftë mendoj që është obligim i përfaqësuesve tanë institucional që të kenë konsistencë në qëndrimet e tyre dhe të mos i ndryshojnë ato brenda ditës", ka thënë Beqiri.
Ndërkaq, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini thotë se mbajtja e këtyre zgjedhjeve përbën shkelje në sovranitetin e shtetit të Kosovës.
“Mendoj se është shkelje e sovranitetit. E drejta e dyshtetësisë nuk nënkupton hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Mendoj se është absurde të thuhet se nuk është shkelje e sovranitetit”, ka thënë Gjini.
Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë si tani ashtu edhe në të kaluarën kishte ngjallur reagimet e ekspertëve të proceseve zgjedhore dhe atyre të çështjeve kushtetuese-juridike.
Ata, kishin vlerësuar në disa raste se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, qoftë përmes organizimit të vendvotimeve, qoftë përmes pikave grumbulluese, e shkelin ligjshmërinë dhe Kushtetutën e Kosovës.