Të kuptosh se çfarë po ndodh vërtet në Ukrainë është mjaft vështirë. Dhe, mediat ruse duket se e bëjnë këtë edhe më të vështirë.
Me forcat ruse që kontrollojnë Krimenë dhe me Moskën që parashikon veprime të mëtejshme ushtarake në Ukrainë, mediat ruse dhe figurat udhëheqëse politike kanë qenë të mprehta në denoncimet e, siç kanë thënë, “fashistëve” në Kiev, incidenteve antisemitike dhe sulmeve kundër rusëve etnikë.
Por, shumica e këtyre informacioneve janë dukshëm të rreme, që dalin nga raporte pa burime dhe bëjnë rrugën e tyre në deklaratat e politikanëve rusë e madje edhe në lajmet e mediave perëndimore.
Ngjarjet janë duke i bërë jehonë filmit amerikan të vitit 1997 “Wag the Dog”, në të cilin agjentët përdorin mediat për të nxitur mbështetje për një luftë që nuk ekziston.
Catherine Fitzpatrick është shkrimtare dhe përkthyese, e cila ka mbajtur blog për ngjarjet në Ukrainë në Interpretermag.com:
“Kjo është mënyra se si nis lufta. Thuhet se ‘e vërteta është viktima e parë e luftës’ dhe ne po e shohim këtë në mënyrën se si Rusia trajton këtë çështje. Mendoj se janë vërtet të papërgjegjshëm. Njerëzit në vendet si Kharkivi shohin televizionin rus. Ata mund të shohin edhe televizione lokale, por janë të varur nga televizioni rus”, thotë Fitzpatrick.
Ajo thotë se të gjitha arsyet e përmendura nga ligjvënësit rusë për të lejuar presidentin Vladimir Putin për të përdorur forcën, bazohen në pavërtetësi.
“E gjithë arsyeja për marrëveshjen e Këshillit të Federatës për të dhënë autorizimin për përdorim të forcës dhe e gjithë arsyeja e paraqitur në OKB nga ambasadori rus, Vitaly Churkin, është se ata duhet të ndërhyjnë për të ruajtur dhe mbrojtur rusët etnikë dhe rusishtfolësit, për të cilët druajnë se janë në rrezik. Por, ata i kanë bazuar këto arsye në pretendime të rrejshme për sulme”, thotë Fitzpatrick.
Në komentet e tij në Kombet e Bashkuara, Churkin po ashtu ka përmendur një sulm të dyshuar në një manastir të famshëm në Kiev, i cili është raportuar nga mediat ruse. Manastiri i Shpellave ka thënë se një sulm i tillë nuk ka ndodhur dhe Fitzpatrick thotë se është habitur kur ka dëgjuar Churkinin duke cituar raportin e diskredituar.
Mediat ruse po ashtu kanë raportuar se mbi 650,000 ukrainas kanë kaluar nga pjesa juglindore e Ukrainës në Rusi që nga fillimi i vitit. Por, komisionari i lartë i OKB-së për refugjatë thotë se nuk ka prova për migracion të pazakontë në kufi.
Blogerët ukrainas kanë zbuluar faktin se mediat ruse kanë ilustruar raportet e tyre me pamje që janë marrë në pikën kufitare Shehyni, midis Ukrainës dhe Polonisë.
Raportet e tjera kanë një bazë në të vërtetë, por janë shtrembëruar në mënyrë të pajustifikueshme nga mediat ruse. Për shembull, natën midis 27 dhe 28 shkurtit, vandalë të panjohur kanë dëmtuar një sinagogë në Simferopol.
Mediat ruse e kanë raportuar këtë si sulm anti-semitik nga ultranacionalistët e grupit Sektori i Djathtë, edhe pse ky i fundit ka mohuar një gjë të tillë.
Udhëheqësi lokal i komunitetit hebre, Oleksandr Hendin, ka thënë po ashtu për Radion Evropa e Lirë se nuk mendon se prapa sulmit fshihet Sektori i Djathtë.
“Mendoj se dikush e ka bërë këtë duke përdorur logon e tyre, për të destabilizuar Krimenë”, ka thënë Hendin.
Shefi i rabinëve të Ukrainës, Yakov Dov Bleich, ka thënë më 4 mars se kërcënim kryesor për hebrenjtë ukrainas janë “provokimet” e organizuara nga Rusia, duke thënë se “kjo është mënyra e njëjtë me atë të nazistëve, kur ata kanë dashur të shkojnë në Austri dhe ata kanë krijuar provokime”.
Gazetari ukrainas, Oleh Shynkarenko, i cili ka shkruar për përpjekjet e “makinës propagandistike” të Rusisë për TheDailyBeast.com i ka thënë Radios Evropa e Lirë se fushata ka dy qëllime kryesore: “për të provokuar urrejtje ndaj ukrainasve dhe për ta bërë Rusinë që të futet në luftë me ne”, si dhe për të prodhuar “justifikimin për agresion”, të tillë si atë që ka paraqitur Churkini në OKB.
Shynkarenko thotë se gazetari i televizionit rus, Dmitry Kiselyov, gënjen më së shumti. Komisioni për Etikë Gazetareske i Ukrainës ka ngritur një ankesë në Moskë për raportet nxitëse të Kiselyovit.
Serhiy Balbeko është gazetar, 25 vjeç, nga Kharkivi, i cili është ngopour me dezinformata dhe ka krijuar ueb-faqen e quajtuar Kontrolli i Mashtrimit për të luftuar.
“Kemi ardhur tek ideja për të drejtuar këtë projekt me disa shokë të mi, sepse kemi parë sasinë e dezinformatave që vijnë nga mediat, rrjetet sociale, lajmet e të tjera”, thotë Balbeko.
Kontrolli i Mashtrimit ka qenë njëra nga ueb-faqet e para që ka demaskuar raportin për refugjatët ukrainas.
Së fundmi ka përgenjështruar pohimet e mediave ruse se Kievi e ka ndërmend të burgosë njerëzit me pasaporta ruse, si dhe raportet se një aeroplanmbajtëse amerikane ndodhet në Detin e Zi për të sulmuar Krimenë.
Balbeko thotë se grupi i tij nuk përdor ndonjë teknikë të posaçme për të demaskuar raportet e rreme. Ata thjesht analizojnë fotografitë nga afër, përdorin motorët e kërkimit për të arritur tek informacionet që janë në dispozicion për publikun dhe bëjnë thirrje telefonike.
“Vërtet mendoj se është një lloj fushate për të treguar atë që po ndodh në Ukrainë në një mënyrë krejtësisht tjetër”, thotë Balbeko.
Blogerja Fitzpatrick thotë se makina propaganduese e Rusisë ka hasur në rezistencë të konsiderueshme nga ueb-faqet si Kontrolli i Mashtrimit dhe Ndal Mashtrimin.
“Kemi ardhur në një pikë ku ata mund t’i orkestrojnë këto thashetheme, por gazetarët vendorë janë treguar mjaft të zgjuar…”, thotë Fitzpatrick.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, në komentet e tij për agjencinë Interfax më 5 mars, ka thënë se pamjet e automjeteve ushtarake në Krime, me targa ruse, kanë qenë broçkulla dhe provokim.
Ai ka përsëritur pozicionin zyrtar të Rusisë se Moska nuk e di se nga kanë ardhur trupat e armatosura në Krime, edhe pse gazetarët ukrainas kanë postuar një video-intervistë me një ushtar, i cili pranon se i përket ushtrisë ruse dhe citon raportet e mediave si arsye për prezencën e tij në Ukrainë.
Gazetari: Përse nuk keni asnjë simbol? Nga vini?
Ushtari: Sepse ky është lloji i uniformave që kemi, pa simbole.
Gazetari: Jeni ukrainas apo rus?
Ushtari: Jam ushtar rus.
Gazetari: Ushtar rus?
Ushtari: Po.
Gazetari tjetër: Çfarë bëjnë ushtarët rusë në territorin e Ukrainës?
Ushtari: Ju nuk shihni televizion?
Më 5 mars, gazeta “The Kyiv Post” ka publikuar listën e dhjetë top miteve dhe gënjeshtrave të Kremlinit, të cilat janë përdorur për të justifikuar ndërhyrjen e Rusisë në Krime të Ukrainës.
Por, përpjekjet e tilla mund të mos jenë të mjaftueshme për t’iu kundërvënë efekteve që sjellin raportet e mediave ruse, thotë Fitzpatrick. Kur informacioni rrjedh, shpesh është e vështirë të kthehet prapa.
Këtë e ilustron edhe një bisedë midis korrespondentëve të CNN-it, Wolf Blitzer dhe Christiane Amanpour. Amanpour kritikon Blitzerin, i cili thotë se “fashistët dhe anti-semitikët duhet fajësuar për trazirat në Ukrainë”, pa përmendur se këto janë pohime të ambasadorit Churkin.(v.tela)