Ndërlidhjet

Krimea: Okupohen ndërtesat qeveritare, vendosen flamujt rus


Përplasjet në Krimea
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:43 0:00

Përplasjet në Krimea, 26 shkurt 2014

Persona të armatosur kanë marrë nën kontroll ndërtesat qeveritare të rajonit Krimea në Ukrainë, raportojnë agjencitë botërore të lajmeve.

Krimea është një gadishull në Ukrainë, i vetmi rajon i këtij vendi ku rusët etnikë janë shumicë.

Ata përbëjnë afro 60% të popullatës së përgjithshme të rajonit prej dy milionësh.

Prej shekullit të 18-të, e deri para 60 vitesh, ka gadishull ishte pjesë e Rusisë.

Aktualisht, derisa trazirat në Ukrainë i kanë tronditur raportet etnike dhe fetare të rajonit, ka gjithnjë e më tepër diskutime nëse Krimea përsëri duhet të bëhet pjesë e Rusisë.

Të mërkurën, në kryeqytetin e Krimeas, Simferopol, mbështetësit e ndryshimeve të fundit që ndodhën në Kiev të Ukrainës janë përleshur me separatistët pro-rus para qeverisë dhe parlamentit të këtij rajoni.

Krimea
Krimea
Sipas raportimeve të fundit, në ndërtesën qeveritare dhe atë parlamentare janë vendosur flamuj rus dhe mbishkrimet "Krimea është Rusi".

Dhe në këtë periudhë tensionesh në gadishullin e Krimeas, Rusia ka urdhëruar rreth 150,000 trupa të bëjnë manovra “për të testuar gadishmërinë e trupave në raste krizash që kërcënojnë sigurinë ushtarake”.

Selia e Flotës Ruse në Detin e Zi gjendet në Sevastopol të Krimeas.

Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vërejtjen Moskës duke thënë se çfarëdo ndërhyrjeje ushtarake në Ukrainë do të ishte “gabim i rëndë”. (a.v.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG