Derisa kriza politike dhe ekonomike në Ukrainë po vazhdon, valët e saja po ndjehen edhe në gadishullin strategjik të Krimesë në Detin e Zi.
Në këtë rajon, organizatat pro-ruse e kanë shtuar veprimtarinë e tyre, që duket se ka për qëllim acarimin e tensioneve etnike dhe shkaktojnë frikë se kjo mund të çoj në ndarje të Ukrainës.
Zëvendëskryetari i Parlamentit të Krimesë, Sergei Shuvainikov, po e udhëheq betejën për mbrojtjen e rusëve etnikë në këtë gadishull.
Në një zyre të zbukuruar me parulla, ku shihet edhe harta e Krimesë e mbuluar me një medalje të Luftës së Dytë Botërore, me simbolet komuniste drapër dhe çekan dhe me sloganin “Në union me Rusinë”, Shuvainikov shprehet i mërzitur për sulmet e dyshuara në gjuhën dhe kulturën ruse në Ukrainë.
“Ky është rezultat i pozicionit politik për t’i mohuar rusët, për të cilët gjuha është identifikuesi kryesor i etnicitetit të tyre rus, ose për kombësinë ruse, popullin rus. Për t’iu mohuar atyre të drejtën që të mbeten fëmijë dhe të rinj rusë. Ky është në fakt shkatërrim i kombësisë ruse, i konceptit të popullit rus të Ukrainës”, thotë Shuvainikov.
Kohëve të fundit ai e ka shtuar aktivitetin e organizatës Kongresi i Komuniteteve Ruse dhe Fronti Rus, që e kryeson Shuvainikov.
Prej shpërthimit të krizës politike në Kiev, në muajin nëntor të vitit të kaluar, organizata e tij ka mbajtur demonstrata në qytetin Simferopol dhe në lokacione të tjera, duke i djegur flamujt e Bashkimit Evropian dhe duke e fajësuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për periudhën e problemeve në Ukrainë.
Krimea është i vetmi rajon i Ukrainës ku rusët etnikë janë shumicë, që përbëjnë afro 60% të popullatës së përgjithshme të rajonit prej dy milionësh.
Prej shekullit të 18-të, e deri para 60 vitesh, ka gadishull ishte pjesë e Rusisë.
Tash, derisa trazirat në Ukrainë i kanë tronditur raportet etnike dhe fetare të rajonit, ka gjithnjë e më tepër bisedime se Krimea përsëri duhet të bëhet pjesë e Rusisë.
Megjithqë është ilegale që në mënyrë të hapur të afirmohet separatizmi në Ukrainë, shumë organizata pro-ruse po kërkojnë “forcim të autonomisë së Krimesë” në rast se qeveria e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, arrin ndonjë marrëveshje kompromisi me atë që ata e quajnë, opozitë “fashiste”.
Qëllimi i organizatave pro-ruse është që Ukraina të mbahet në orbitën e Moskës dhe të parandalohet integrimi i saj në Bashkimin Evropian.
Por, për të arritur mbështetje për përpjekje të tyre, ata në mënyrë të hapur po manipulojnë me tensionet dhe frikën ndërmjet rusëve të fesë Ortodokse dhe tatarëve myslimanë të Krimesë, që përbëjnë afro 12% të popullatës në këtë gadishull.
Qindra mijëra tatarë janë kthyer në tokën e tyre në Krime, pasi ishin deportuar nga autoritetet sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Afro 40 kilometra në verilindje të zyrës-bunker të Shuvainikovit në Simferopol, gjendet qyteti i pluhërosur Belogorsk.
Është vështirë të paramendohet se ky qytet dikur ishte një qendër e gjallë tregtare në Rrugën e Mëndafshtë me emrin tatar, Karasubazar. Aktualisht ky qytet i ka 18 mijë banorë dhe është pothuajse në mënyrë të barabartë i ndarë ndërmjet rusëve, ukrainasve dhe tatarëve.
Prefekti i qytetit, Albert Kangiyev, që është me kombësi etnike tatar dhe pjesëtar i Partisë së Rajoneve të presidentit Yanukovich, thotë se qyteti i tij është paqësor dhe raportet ndërmjet grupeve të ndryshme janë të mira.
Por ai shprehet i shqetësuar për potencialin e forcave të jashtme për ta shkatërruar këtë harmoni të ndjeshme.
“Ky është qytet multietnik. Aktualisht, përqindja e ish-shtetasve të deportuar në qytetin tonë është më tepër se 30, ky është numër mjaft i rëndësishëm. Dhe për ta nxitur një ndeshje, në kuptim të të folurit, në qytetin tonë do të ishte shumë lehtë”, thotë Kangiyev.
Frika e tij për potencialin për jostabilitet duket se është mirë e bazuar. Afro 100 kilometra në jug të pushimores Yalta, një ruse e identifikuar vetëm si Irina, ka shprehur frustrim për tatarët e Krimesë, të cilët ishin deportuar nga ishulli nga ana e Stalinit në vitin 1944 dhe prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, ishin kthyer në numra të mëdhenj.
Ajo shprehet se kur flitet për tatarët, mendohet në “tatarët që ishin shtypur dhe deportuar” .
Por, sipas saj, disa uzbekë, që nuk kishin asgjë të përbashkët me tatarët, kthehen dhe kërkojnë tokë, duke thënë se janë tatarë dhe se ishin të shtypur. (f. bujupi)