Kosova dhe institucionet e saj kanë arritur progres në drejtim të përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por në këtë drejtim kanë mbetur ende punë për t’u bërë, ka deklaruar në Prishtinë eurodeputetja Tanja Fajon.
Ajo ka qëndruar të enjten në Prishtinë, ku është takuar me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Fajon ka theksuar se askush nuk mund të thotë saktë se kur kosovarët do të mund të qarkullojnë të lirë në zonën Shengen.
“E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk jam në pozitën që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua, sa më shpejt, aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”.
“Por, është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kemi informata pozitive se Kosova po bën progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, ka thënë Fajon.
Kosova duhet të fokusohet në punë dhe duhet të bëjë atë çka është e nevojshme. Nuk duhet të bëhen vetëm reformat, por ato duhet edhe të zbatohen, ka deklaruar mes tjerash në një konferencë për media eurodeputetja Fajon.
Ajo ka potencuar se në muajin mars do të vijë në Kosovë për të dytën herë misioni i ekspertëve për të parë nga afër se çfarë është punuar për përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit. Lidhur me këtë çështje, Fajon ka thënë se duhet pritur raportin e këtij misioni, e pastaj të shikohet se ku qëndron Kosova në përmbushjen e kritereve që kërkohen.
Eurodeputetja ka përmendur se një ndër problemet kryesore të Kosovës për këtë proces, është numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt BE-së.
“Është problem serioz, pasi që është një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që kërkojnë azil të rrejshëm dhe kjo është shqetësuese. Është e nevojshme që institucionet e Kosovës të mos lejojnë një gjë të tillë. Këtë u kërkova ministrave që të luftojnë kundër kësaj, sepse sot më shumë se kurrë, na duhen argumente të mira se kriteret janë përmbushur, se gjithçka është bërë mirë dhe për të siguruar se qytetarët nuk do të abuzojnë apo do të ikin nga Kosova pas liberalizmit”, është shprehur Fajon.
Kurse, me anë të një komunikate për media nga Ministria e Integrimit thuhet se në takimin e ministres Vlora Çitaku me eurodeputeten Tanja Fajon, është biseduar në detaje rreth finalizimin të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, në mënyrë që ky kapitull të përfundojë sa më parë dhe të fillojë realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, citohet të ketë thënë ministrja Çitaku
Ministrja Çitaku citohet të ketë shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Kurse, në një komunikatë nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se ministri Bajram Rexhepi, në takim me eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, ka biseduar rreth arritjeve të Kosovës në zbatimin e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sido që të jetë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian, i cili në fundvitin e kaluar ka qëndruar në Kosovë, për t’u njohur nga afër me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave të qytetarëve në zonën e Schengenit, “ka pasur përgjithësisht vlerësime pozitive” mbi riatdhesimin, riintegrimin dhe sigurinë.