Aktivistët rikthehen në pozicionet e veta
Protestuesit kanë bërë përpjekje për të larguar forcat e rendit nga sheshi, duke hedhur kokteje Molotovi dhe gurë, duke thyer kësisoji linjat e policisë. Policia ndërkaq është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndonëse raportohet edhe për përdorimin e municionit luftarak nga ana e forcave të rendit.