Komisioni për legjislacion i Kuvendit të Kosovës, ka vazhduar me diskutime lidhur me ndryshmet në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.
Anëtarët e Komisionit për Legjislacion së bashku me ata të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, thanë se kanë mbetur dhe pak nene në mënyrë që të shihet mundësia se ku është e nevojshme të ketë ndryshime.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kanë mbetur edhe 30 nene për t'u shqyrtuar lidhur me ndryshimet dhe më pas drat-ligji t’i dorëzohet kryesisë së Kuvendit për leximin e parë.
“Kemi pasur progres shumë të mirë, na kanë mbetur edhe 30 nenet e fundit që të ridraftohen dhe besoj që në ditën e premte do të jetë i gatshëm për t'u dorëzuar në kryesinë e Kuvendit për leximin e parë”, deklaroi Gashi.
Kurse, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se ndryshime të cilat po ndodhni janë më tepër çështje teknike.
Sipas saj në shumicën e neneve ka disa ndryshime që siç i përmendi ajo, kanë të bëjnë me vëzhguesit, sigurinë në vendvotime, dokumentet e identifikimit, e disa të tjera.
“Është duke u bërë kjo reformë zgjedhore, nëse arrihet të përfundohet dhe nëse arrihet të bëhen të gjitha këto ndryshime të propozuara, konsideroj se po, do të kemi një proces më të mirë zgjedhor, edhe pse në të kaluarën në zgjedhjet e fundit lokale, kemi pas një proces të mirë falë shumë faktorëve të tjerë, jo vetëm ligjit”, u shpreh zonja Daka.
Në këto takime për projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe në ndryshimet të cilat po ndodhin, po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Ata shprehin bindjen e tyre se ndryshimet të cilat po bëhen në projektligj do të garantojnë një proces të mirë zgjedhor.
Ismet Kryziu nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se propozimet për ndryshime që po jepen nga shoqëria civile, deri më tash janë marrë parasysh.
“Mendoj se edhe gjatë grupit punues edhe tash në komision ka pasur një harmonizim të qëndrimeve. Deri tani së paku nuk ka pasur ndonjë problem, përveç disa çështjeve politike, siç kanë qenë pragu zgjedhor e të gjitha ato që mendoj se janë marrë parasysh”, theksoi Kryeziu.
Ai shtoi se me punën e cila është duke u bërë, ka elemente që ligjin e pastrojnë nga çështjet e dy kuptimësisë.
Megjithatë gjatë diskutimeve në këtë takim ka pasur edhe ngritje zëri ndërmjet kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Arben Gashit dhe Albulena Haxhiut, anëtare e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Derisa deputetja Haxhiu ka folur për numrin e vëzhguesve në një qendër votimi, zoti Gashi e ka ndërprerë atë duke i kërkuar që të flasë konkretisht për nenin e caktuar.
Sido që të jetë, pas kalimit të mandati të komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore Kuvendi kishte vendosur që kompetencat për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme t'i barten komisionit për legjislacion.