Në Maqedoni, në vitin që e lamë pas, 2013, është shfaqur një fenomen shumë serioz, i cili është karakteristik për ato shtete, në të cilat sundon regjimi totalitar.
Pra, kemi të bëjmë me fenomenin e të burgosurve politikë, është shprehur për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, Uranija Pirovska.
“Unë nuk pres që autoritetet qeveritare, po edhe vetë kryeministri i Maqedonisë, do të dalin në publik dhe të pranojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik, sepse ky fenomen paraprakisht është mirë i ambalazhuar që gjatë aksioneve policore ku para syve të publikut këto raste trajtohen si akte për shpëtimin e vendit nga kriminaliteti, edhe pse mendoj se opinioni publik, pavarësisht mungesës së mediave të lira në masë të konsiderueshme është i vetëdijshme se pas këtyre arrestimeve spektakulare, ka prapavijë politike”, thekson Pirovska.
Sipas saj, edhe vetë mënyra se si realizohen arrestimet e figurave të caktuara politike apo punonjësve të mediave, dëshmon se pushteti në çdo formë synon të dëshmojë fuqinë absolute, me të cilën disponon për momentin:
“Pushteti ka një synim të qartë se nuk ka frikë të dëshmojë forcën, me të cilën disponon për t`ju treguar të gjithëve se si mund të përfundojnë të gjithë ata, që mendojnë ndryshe nga partitë politike, të cilat janë në pushtet, gjegjësisht janë kundër politikave që i realizon qeveria aktuale”, thekson Pivovaroska.
Ajo shton se masa e arrestit shqiptohet në formë selektive, duke apostrofuar rastin e gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe së fundmi arrestimin e këshilltarit të komunës Qendër të Shkupit, nga radhët e opozitës maqedonase Mirosllav Shipoviq.
Nga ana tjetër, Osman Kadriu, ekspert juridik, konsideron se Gjyqësori jo rrallë me veprimet e veta ka krijuar dyshime të mëdha se është vënë kryekëput në funksion të qeverisjes aktuale.
”Jo rastësisht edhe Komisioni Evropian në raportin e fundit thekson se vendimet e Gjyqësorit nuk janë kualitative, do të thotë se pos problemit që kishim me mungesën efikasitetit, tani del në sipërfaqe se kemi problem edhe me atë se sistemi gjyqësor merr vendime jokualitative. Kur themi se merren vendime jokualitative, vihet në pikëpyetje edhe mosushtrimi i kompetencës së Gjyqësorit”, konsideron Kadriu.
Ai shton se problem shumë të madh për demokracinë e vendit paraqet fakti se qytetarët humbin besimin se institucionet e sistemit gjyqësor paraqesin garanci për mbrojtje nga diskriminimi politik, në çfarëdo forme që paraqitet ai.
“Duhet të kërkohet me çdo kusht nga sistemi gjyqësorë, në bazë të rregullativës pozitive përgjegjësi konkrete për ushtrimin e kompetencave të tij, në të kundërtën do të kemi problem me sundimin e drejtësisë dhe njëherësh respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve”, thekson Kadriu.
Nga ana tjetër, Urania Pirovska potencon se në Maqedoni ekzistojnë shumë mekanizma juridikë që paraqesin garanci për mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi politik, por problemi qëndron në atë se këta mekanizma nuk gjejnë zbatim praktik.
“Të drejtat e qytetarëve janë tërësisht të margjinalizuar, qytetarët ndihen tmerrësisht të frikësuar nga politikat e qeverisjes aktuale. Megjithatë, unë i inkurajoj ata - pavarësisht se drejtësia vështirë mund të arrihet të sundojë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës - ata nuk duhet të heqin dorë nga lufta për të arritur te drejtësia”, pohon Pirovska.