Ndërlidhjet

Kush flet për fëmijët?


Ilustrim
Ilustrim
Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, thonë zyrtarë që merren me këtë problematikë. Sipas tyre, edhe pse është punuar në hartimin e ligjeve për të drejtat e fëmijëve, ato nuk po zbatohen në tërësi.

Në një konferencë të Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve KOMF, thuhet se mbrojtja e mirëqenies së fëmijëve është obligim i gjithë shoqërisë, por edhe institucioneve të Kosovës që luajnë një rol kyç për mbrojtjen e fëmijëve dhe në adresimin e shkeljeve të të drejtave të tyre.

Blerta Perolli - Shehu, drejtuese e KOMF-it, jep më shumë hollësi:

“Jemi duke implementuar projektin ‘Kush flet për mua’, që është një aksion i përbashkët për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, që financohet nga UNICEF-i, Terres de Homes, Save the Children dhe përqendrohet në katër objektiva”.

“Objektivat janë kontributi në avancimin dhe monitorimin e kornizës ligjore, politikave , strategjive kombëtare dhe standardeve që lidhen me të drejtat e fëmijëve, fuqizimin e mekanizmave mbrojtës në Kosovë duke avokuar dhe lobuar në zhvillimin e formave më të qëndrueshme alternative për të drejtat e fëmijëve”.

“Gjithashtu, kontributi në promovimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë përmes komunikimit dhe ngritjes së vetëdijes së akterëve kyç dhe fuqizimin e vetë anëtarëve të koalicionit dhe vetë koalicionit drejt reagimit ndaj shkeljeve të drejtave të fëmijëve dhe promovimit të këtyre të drejtave”.


Se respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, e thotë edhe Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në Parlamentin e Kosovës.

Sipas Novobërdaliut, edhe pse është punuar në hartimin e ligjeve për të drejtat e fëmijëve, ato nuk zbatohen në tërësi.

“Me të drejtat e fëmijëve, nuk jemi në një pikë të mirë, mund të them se Kosova ka punuar këto pesë vjetët e fundit, duke hartuar ligje, legjislacione, kode, por që nuk zbatohen tërësisht. Fëmijët shihen në rrugë duke shitur, gjithashtu dallimi është edhe te cilësia e arsimimit mes arsimit publik dhe atij privat, e që shihet si diskriminim, pasi që dhuna në shkollat publike është më madhe se në ato private, siç është edhe kualiteti më i mirë në shkollat private se në ato publike”.

“Pse të mos jetë një sistem i arsimimit i njëjtë për të gjithë?! Pastaj te fëmijët me aftësi të kufizuara ka diskriminim. Mendoj se duhet ende të punohet në këtë drejtim për të drejtat e fëmijëve”,
thotë Novobërdaliu.

Numri i fëmijëve që kryejnë punë të ndryshme, e që janë në kundërshtim me Ligjin dhe Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, është mjaft i madh. E gjithë kjo situatë e krijuar, bën që këta fëmijë të jenë të ekspozuar karshi elementeve të ndryshme të shfrytëzimit dhe trafikimit, kanë deklaruar zyrtarë nga organizatat joqeveritare për të drejtat e fëmijëve.

Donjeta Kelmendi, zyrtare në KOMF, bën të ditur se gjendja në Kosovë sa i përket të drejtave të fëmijëve, nuk është e mirë dhe nuk është në nivelin e kënaqshëm.

“Situata nuk është e kënaqshme, sepse duke filluar nga institucionet që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve hyn edhe çështja e prioriteteve dhe mbrojtja e fëmijëve nuk është prioritet nga institucionet e vendit. Nuk mund të ofrojnë në mënyrë kualitative shërbime për mbrojtjen e fëmijëve”.

“Institucionet që punojnë në nivel lokal janë të mandatuara me ligj për mbrojtjen e fëmijëve dhe nëse përmendim Qendrën për punë sociale dhe ato janë të kufizuara, qoftë financiarisht, po ashtu edhe në aspektin e burimeve njerëzor
e”, thekson Kelmendi.

Ajo shton se nuk ka ndonjë grant specifik shtetëror që të shfrytëzohej për mbrojtjen e fëmijëve, e që ka qenë një kërkesë e organizatës KOMF, e bërë në vazhdimësi, drejtuar edhe Ministrisë së Financave, ndërsa, siç thotë ajo, derimë tani nuk ka rezultuar pozitivisht.
XS
SM
MD
LG