Ndërlidhjet

Gjendja ekonomike mund të zvarrisë liberalizimin


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se mision faktmbledhës i Komisionit Evropian, i cili së fundmi ka qëndruar në Kosovë, për t’u njohur nga afër me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave të qytetarëve në zonën e Schengenit, “kanë pasur përgjithësisht vlerësime pozitive” mbi ri-athesimin, re-integrimin dhe sigurinë.

Koordinatori i procesit të liberalizimit të vizave në Qeverinë e Kosovës, Besnik Vasolli ka deklaruar se misioni tetë anëtarësh,nga Komisioni Evropian, ka realizuar shumë vizita nëpër institucione e mjedise të ndryshme në Kosovë.

Vasolli veçoi dokumentacionin biometrik, duke thënë se misioni kishte vlerësuar përmbushjen e kritereve në këtë rrafsh.

Për certifikatat e lindjes, të kurorëzimit dhe certifikatat tjera, është kërkuar të ketë një masë më e madhe sigurie, e cila zbatohet edhe në vendet evropiane.

“Ata kërkuan përkushtim më të madh në verifikimin e të dhënave për personat që kërkojnë dokumente personale”, tha zoti Vasolli, duke shtuar se sfidat dhe gjetjet e emëruara nga ky mision, janë të plotësueshme dhe nuk paraqesin problem.

Shenolll Muharremi njohës i integrimeve evropiane thotë se institucionet kosovare kanë shënuar përparime në fushën e liberalizimit të vizave, por megjithatë, sipas tij, mbetet ende punë për t’u bërë.

"Sigurisht që progres ka, sidomos në ketë bllok që është vlerësuar. Por, të mos harrojmë në anën tjetër se gjatë këtij viti kemi pasur trende negative për sa i përket numrit të azilkërkuesve nëpër vendet e Schengenit. Ka progres, por mbetet shumë për t’u bërë. Personalisht jam i shqetësuar se kaluan 23 muaj dhe ende nuk shihet drita në fund të tunelit", tha Muharemi.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës këtë proces duhet ta vështrojë edhe nga aspekti i kushteve socio-ekonomike në vend.

"Kjo çështje ka të bejë edhe me situatën socio-ekonomike në Kosovë, me kushtet e jetesës dhe gjenerimin e punësimit. Kjo qeveri nuk ka bërë sa duhet në këtë drejtim. Nuk ka agjendë të zhvillimit ekonomik, nuk ka agjendë të programit të punësimit. Dhe sipas modelimit dhe propozimit që e kanë berë, situata nuk dallon nga vitet tjera", tha zoti Muharremi.

Një vizite e misionit faktmbledhës paraprakisht ishte realizuar edhe në tetor të vitit 2012, kurse gjetjet e këtij misioni që sapo ishte, pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG