Kosova është renditur në vendin e 111 sa i takon shkallës së lartë të korrupsionit.
Këtë vlerësim e ka bërë organizata “Transparency International” që bën matjen e indeksit të perceptimit të korrupsionit në 177 shtete.
Raportin dhe renditjen e Kosovës në “zonën e kuqe” të korrupsionit, përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe ata të organizatës Transparency International Kosova, e kanë parë si diçka reale.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni pas publikimit të raportin nga TI deklaroi për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni në vend nuk po luftohet e as gjykohet.
“Në luftën kundër korrupsionit edhe në këtë vit, nuk mund të mburremi se kemi bërë diçka. Edhe ky është sinjal që kjo është vija e kuqe që shkon në favor të asaj që gjyqësori të ketë angazhime, sepse lufta kundër korrupsionit nuk po shënon asnjë rast".
"E kemi rastin e ish-kryeshefit të task-forcës, do të thotë ne krijojmë task-forcë për të luftuar korrupsionin, e në burg është kryesuesi i asaj task-force”, tha Preteni dhe shtoi se në aspektin e legjislacionit dhe strategjisë ka lëvizje në preventivë.
Preteni, fajtor kryesor për një nivel kaq të lartë të korrupsionit në Kosovë, e fajëson gjyqësorin.
Ai thotë se sistemi i drejtësisë nuk është duke lëvizur fare në luftën kundër korrupsionit që nga formimi i shtetit, por edhe më herët.
“Nuk raporton gjyqësori dhe nuk dihet se sa raste janë. Dihen 19 raste, por nuk dihet sa zyrtarë edhe nuk dihet lartësia e dënimit të tyre. Definitivisht progresi është minimal, është mikronik, 01 është diçka shumë, shumë e vogël, shumë keq jemi në regjion, më keq se ne është vetëm Shqipëria. Unë e shoh definitishisht që problemi është të luftimi, luftimi është detyrë bazike e gjyqësorit”, deklaroi Preteni.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2013 tregon se të gjitha vendet përballen me kërcënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve të qeverisjes, që nga nxjerrja e lejeve dhe liçensave të ndryshme, e deri te zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve, thotë Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova.
Merita Mustafa, menaxhere e programit Transparenca dhe Anti- Korrupsioni në Institutin Demokratik të Kosovës, derisa ka prezantuar të gjeturat e raportit, theksoi se Kosova në këtë indeks notohet si një ndër vendet me nivel të lartë të korrupsionit.
Sipas saj, një rangim i tillë tregon për nivel alarmant të korrupsionit në Kosovë.
“Renditja e vendit tonë në një pozitë kaq të ulët, tregon më së miri për mungesën e angazhimit dhe pavendosmërinë e institucioneve të vendit për ta luftuar korrupsionin. Kjo, madje tregon se vendi ynë përpos përgatitjes së ligjeve, nuk ka bërë asnjë hap më shumë në luftën kundër korrupsionit, sepse që nga viti i kaluar, ne vetëm sa kemi shënuar rënie në këtë indeks”, tha Mustafa.
Mustafa tha po ashtu se kësaj gjendjeje i ka kontribuar klasa politike e korruptuar, gjyqësori joefektiv, administrata publike e politizuar dhe jo profesionale, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike.
“Kërkohet që të ndërmerren masa rigoroze për të ndaluar këtë kërcënim, i cili çdo ditë e më shumë po i kanoset Kosovës. Ne besojmë se është koha e fundit kur Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera publike të ndërrojnë shprehitë dhe mentalitetin e të qenit të mbyllur karshi publikut".
"Ne gjithashtu, kërkojmë nga Prokuroria e Shtetit, Policia dhe Gjyqësori, që të fillojnë të merren seriozisht dhe me vendosmëri me luftimin e akteve korruptive, pa kompromis dhe në të gjitha instancat qeverisëse”, ka thënë ndër tjera Mustafa.
Nga ana tjetër, Shemsedin Nushi nga Gjakova, profesor i gjuhës shqipe, për nivelin e lartë të korrupsionit fajëson institucionet që nuk ndërmarrin masa ndalimin e kësaj dukurie negative.
“Mua ma merr mendja se kur ka shumë individë që merren me korrupsion edhe qeveria dështon. Korrupsioni është një faktor që ndikon negativisht te të gjithë. Korrupsioni duhet të zhduket, por kjo punë duket se po shkon ngadalë”, tha Nushi.
Kurse, studenti i Fakultetit Ekonomik të Universiteti të Prishtinës, Granit Islami, nga Podujeva, mendon se një pjesë të fajit për korrupsionin në Kosovë e kanë edhe qytetarët.
“Ta them të drejtën mendoj se qytetarët janë fajtorë pasi që e përkrahin korrupsionin. Mendoj se nuk mund të jenë vetëm zyrtarët ata që korruptohen, por edhe qytetarët e përkrahin deri në një masë të caktuar. Të gjithë duhet të jemi të drejtë dhe të barabartë para ligjit”, u shpreh Islami.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të ashpërsojë kontrollin ndaj Qeverisë në shfrytëzimin e pronës dhe parasë publike, në mënyrë që siç kanë thënë ata të pengohet zhvatja e saj dhe pasurimi i paligjshëm i zyrtarëve të lartë, i cili po vazhdon të rritet pa u penguar nga askush dhe në përmasa shqetësuese.