Fitorja, sipas rezultateve preliminare, e Iniciativës qytetare Serbe në 9 komuna të Kosovës, të banuara me komunitetin shumicë serbe, ka nxitur reagime kundërthënëse brenda këtij subjekti lidhur me orientimin dhe punën në të ardhmen në këto nëntë komuna.
Kërstimir Pantiq, kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës së veriut, gjithnjë sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka deklaruar se serbët nuk do ta pranojnë asnjëherë shtetin e Kosovës dhe nuk do të pranojnë as simbolet e saj në komunat ku do të qeverisin kryetarët që kanë dalë nga Iniciativa qytetare Serbe.
Në anën tjetër, kryesuesi i Iniciativës qytetare Serbe, Vladeta Kostiq, ka dhënë vlerësim krejtësisht të kundërt me atë të Pantiqit.
Ky i fundit, ka theksuar se kryetarët e zgjedhur në komuna, të cilët i takojnë Iniciativës qytetare Serbe, nuk do të pranojnë që në objektet e kuvendeve komunale të vendosin simbolet e shtetit të Kosovës, si dhe në punën praktike që i pret këto komuna.
“Për zgjedhjet ekziston marrëveshja në Bruksel dhe janë shpallur si neutrale ndaj statusit. Prishtina duhet që edhe këtë pjesë të marrëveshjes ta zbatoj plotësisht. Ne nuk do të pranojmë, ashtu siç kanë paralajmëruar nga Prishtina, që në komunat tona të qëndroj stema e shtetit, të cilin nuk e pranojmë as ne e as Qeveria e Serbisë, sepse kjo nuk do të ishte neutrale ndaj statusit dhe nuk do të kishte miratimin e qytetarëve tanë”, ka theksuar Pantiq.
Krejtësisht ndryshe thekson shefi i Iniciativës Qytetare Serbe, Vladeta Kostiq.
Sipas tij, çështja e përdorimit të simboleve në objektet komunale dhe në dokumentet që lëshojnë komunat, siç thotë ai, të paktën në jug të lumit Ibër, është çështje tashmë e kryer.
“Sa u përket komunave që janë themeluar sipas Planit të Ahtisaarit dhe që gjenden në jug të lumit Ibër, të paktën për ato që unë i di, ato komuna i kanë simbolet e Kosovës. Do të thotë, për këtë nuk mund ta gënjejmë askënd dhe as që dëshirojmë ta gënjejmë dikë".
"Bashkësia e Komunave Serbe, e cila do të duhej më vonë të formohet, do të duhej të jetë ai institucion, i cili do të jetë i pranuar nga Prishtina dhe nga Beogradi. Mbase, aty do të mund të bëhej, të themi, diçka tjetër. por, sa u përket katër komunave në veri, unë nuk mund të jap përgjigje, sepse , fundja, ato komuna ende nuk janë formuar. Ju tashmë e dini që për ato ekzistojnë ekipet përgatitore dhe kështu me radhë”, theksoi Kostiq.
Por, kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës së veriut , Pantiq, thotë se komunat ku ka fituar Iniciativa qytetare Serbe nuk do ta njohin shtetin e Kosovës dhe të punojnë sipas ligjeve të saj dhe se Bashkësia e Komunave Serbe, sipas tij, do të jetë pengesë për njohjen e Kosovës.
“I kemi marrë 9 komuna, në të cilat serbët zëshëm dhe qartë do të flasin se nuk e pranojnë Kosovën si shtet të pavarur. Tashmë shqiptarët nuk do t’i kenë pengesë vetëm 4 komunat në veri të Kosovës, por edhe 5 komuna tjera në jug, të cilat po ashtu fuqishëm, ashtu siç ne kemi bërë gjatë 14 vjetëve të kaluara, do ta përfaqësojnë politikën e Qeverisë së Serbisë në këto hapësira".
"Bashkësia e Komunave Serbe do të jetë pengesë e njohjes së mëtejme të pavarësisë së Kosovës. Ajo që veçanërisht është e rëndësishme për serbët e Kosovës, është se ne menjëherë pas formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe, do ta themelojmë përfaqësinë tonë në Bruksel, sepse për këtë kemi të drejtë me marrëveshjen e Brukselit”, ka deklaruar Pantiq.
Por, kryesuesi i Iniciativës Qytetare Serbe, Kostiq, nuk pajtohet me ato që thotë Pantiq. Sipas tij, bashkëpunimi i komunave që do të qeverisen nga kandidatët e Iniciativës Qytetare Serbe me autoritetet e Kosovës është i nevojshëm.
“Ne jetojmë pranë njëri tjetrit dhe me njëri tjetrin. Ne duhet të bashkëpunojmë dhe ideja jonë udhërrëfyese në gjithë këtë rrëfim ka qenë dhe është që të ulemi dhe t’i zgjidhim problemet e qytetarëve në terren. Ndërkaq, politikën e lartë le ta udhëheqin ata të cilët paguhen për të dhe që qëndrojnë në Prishtinë, Beograd ose Bruksel”, ka theksuar Kostiq.
Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se deklaratat kundërthënëse që vijnë nga Iniciativa Qytetare Serbe, janë vetëm mendime individuale brenda një subjekti që ende nuk e ka strukturën dhe vizionin e formuar.
Por, megjithatë sipas tij, ato janë të udhëhequra nga politika e Qeverisë së Serbisë, e cila ka për qëllim legalizimin dhe instrumentalizimin e strukturave ilegale të deridjeshme.
Profesor Baraliu thekson se në qoftë se Beogradi arrin ta realizoj plotësisht strategjinë e saj, atëherë komunat që udhëhiqen nga kandidatët e Iniciativës qytetare Serbe do të jenë një sfidë e madhe për shtetin e Kosovës.
Sipas tij, e gjithë kjo situatë është pasojë e bisedave , siç i quajti ai, pa platformë nga ana e Kosovës, të cilat janë zhvilluar me Serbinë në Bruksel.
“Këto struktura të një pushteti të tretë, që në fakt është antikushtetues në Kosovë, do ta sfidojnë dhe do ta pengojnë zhvillimin e shtetit të Kosovës, do ta pengojnë integrimin, që është parakusht dhe si paravan i të gjitha këtyre bisedave, se do të bëhet integrimi kinse i asaj pjese të veriut dhe atyre ‘strukturave paralele’ në institucionet e Kosovës".
"Të gjitha këto mund të jenë tepër sfiduese dhe mund të jenë pengesë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, por edhe çrregullim i ekuilibrave të përfaqësimit në nivel lokal dhe në nivel qendror”, thotë Baraliu.
Profesor Baraliu, ka shtuar se rezultatet e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe, kanë treguar se Serbia karshi Kosovës ka bërë një hap gjigant në realizimin e strategjisë së saj dhe kjo, siç ka theksuar ai, ka për t’i nxjerrë telashe të mëdha Kosovës në funksionimin e saj si shtet.