Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve, që pasuan edhe përsëritjen e votimeve në 3 qendra, në garën e balotazhit për kryetarin e parë të Mitrovicës së veriut do të jenë kandidati i Iniciativës Qytetare Serbe, e njohur edhe si lista serbe, Krstimir Pantiq dhe ai i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq.
Me votat e fituara, dy kandidatët serbë kanë lënë anash kandidatin shqiptar Agim Deva, dhe atë boshnjake, Adriana Hoxhiq.
Eliminimi i mundësisë që në krye të komunës së re të Mitrovicës së veriut të jetë një shqiptar, ishte një nga armët më të fuqishme të fushatës që kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, përdori, për të bindur mbi 22 për qind të votuesve që të dalin në zgjedhje për të mbështetur kandidaturat e kandidatëve serbë.
Për faktin që zgjedhjet e përsëritura në veri të Mitrovicës më 17 nëntor ishin mbajtur në rrethana jo krejt normale dhe nën masa të shtuara të sigurisë, edhe numërimi i votave ishte bërë në Qendrën e Numërimit në afërsi të Prishtinës.
Një veprim i tillë, nuk i ka pëlqyer aspak kandidatit të “Listës serbe”, Krstimir Pantiq, i cili kishte kërcënuar edhe me mospranim të rezultatit.
Pantiq, sot nuk është deklaruar rreth këtij qëndrimi, ndërkaq kryetari i “Listës serbe”, Vlladeta Kostiq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se pakënaqësitë kanë të bëjnë me numërimin e votave jashtë Mitrovicës, ku vëzhguesit e këtij subjekti politik nuk kanë mundur të jenë të pranishëm.
“Pse Mitrovica të ndahet nga cilado komunë tjetër, ta zëmë Graçanica dhe të ketë një lloj statusi të veçantë që fletëvotimet të numërohen në Qendrën e Numërimit“, thotë Kostiq.
Sipas tij, këtu edhe qëndron pakënaqësia e Pantiqit dhe subjektit që ai përfaqëson.
“Rrethi i dytë i votimeve që do të mbahet më 1 dhjetor, mendoj se do të vërtetojë që kandidati ynë, Pantiq, do të fitojë, edhe atë me rezultat edhe më bindës “, shton Kostiq.
Pavarësisht kërcënimeve të Pantiqit se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, Kostiq shpreh besimin e tij se ai do të marrë pjesë edhe në balotazh për ta vërtetuar fitoren në zgjedhje.
Në anën tjetër, kundër-kandidati i tij në garën për kryetarin e Mitrovicës së veriut, Oliver Ivanoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka shënuar një rezultat të kënaqshëm dhe se në balotazh, sipas tij, qytetarët do të votojnë për programin e tij.
“Mendoj se ky është një rezultat mjaft i favorshëm. Puna nuk ka përfunduar dhe se rrethi i dytë i votimeve do të vendosë”, thotë Ivanoviq.
Ai akuzon “Listën serbe”, e cila mbështetet nga Qeveria në Beograd se po ushtron presion dhe dhunë ndaj qytetarëve që ta mbështesin Pantiqin.
“Por, duket e qartë që kundër-kandidati im nuk do të ketë mundësinë që me dhunë të nxjerrë një numër aq të madh votuesish siç veproi në rrethin e parët ë votimeve“, thekson Ivanoviq.
Po ashtu, edhe eliminimi i rrezikut, siç e quan ai, që komuna veriore e Mitrovicës të udhëhiqet nga një shqiptar, tashmë ka rënë si opsion, kështu që votuesit, vijon Ivanoviq, do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm midis dy programeve të dy kandidatëve serbë.
Përndryshe, zgjedhjet e sivjetme lokale kanë përfshirë për herë të parë edhe katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, të cilat deri më tani kanë funksionuar në bazë të ligjeve të Serbisë.
Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë përfshirë në procesin elektoral në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.