Ndërlidhjet

Drecun: Votimi në veri me “peshë historike”


Mitrovicë
Mitrovicë
Udhëheqësi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se votimi i serbëve në veri të Mitrovicës ka “peshë historike”.

“Serbët në veri të Mitrovicës duhet të vetëdijësohen për faktin se nuk vendosin vetëm për fatin e familjeve të tyre, por edhe, drejtpërdrejt ose tërthorazi, për gjithë popullin serb në ‘krahinë’, përkatësisht për luftën e mëtejshme të shtetit serb për të parandaluar shkëputjen përfundimtare të Kosovës”, ka thënë Drecun për mediat në Beograd.

Në veriun e Mitrovicës, sot mbahen zgjedhjet për pushtetin komunal, pasi më 3 nëntor votimet janë dëmtuar nga incidentet e dhunshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG