Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në faqen e tij të internetit, ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën e veriut, të cilat u mbajtën me 17 nëntor.
Sipas rezultateve, prin kandidati i Iniciativës qytetare Serbe, Kërstimir Pantiq me 37. 26 për qind të votave, i cili do të shkojë në balotazh me kandidatin e Iniciativës qytetarë “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, me 28. 45 për qind të votave.
Agim Deva, kandidat i Partisë demokratike ka siguruar 20. 09 për qind të votave, Adrijana Hoxhiq, ka marrë 11. 96 për qind të votave dhe Dimitrije Janiqijeviq nga Partia e Pavarur Liberale ka marrë 2. 24 për qind të votave.
Ndryshe, pas zgjedhjeve me balotazh dhe përmbylljes së procesit të zgjedhjeve lokale, pritet të formohet komuna e Mitrovicës së veriut.
Lidhur me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve, të cilat u përsëritën në Mitrovicën e veriut, kanë reaguar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë si dhe shoqëria civile.
Presidentja e Kosovës, Jahjaga, ka theksuar se procesit zgjedhor në Mitrovicën e veriut, i cili u zhvillua ditën e diel, po shënon përmbylljen e kapitullit të përplasjeve në vend.
Ajo ka theksuar se Republika e Kosovës është shtet i të gjithë qytetarëve të saj të barabartë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore duhet t’i shfrytëzojnë të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e komunitetit serb që jetojnë në veri të vendit.
“Me zgjedhjet lokale që kanë përfunduar dje në pjesën e veriut të territorit të vendit, po e rrumbullakojmë procesin e integrimit të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb që jeton në veri, në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe po e përmbyllim kapitullin e përplasjeve dhe kundërthënieve në vend”.
“Zgjedhjet komunale do të dëshmojnë kompaktësinë e vendit dhe njëkohësisht përmbyllin procesin e integrimit të brendshëm për të vazhduar me përkushtim kapitullin e integrimeve evropiane. Kjo rrugë na bashkon të gjithë neve - qytetarëve të vendit – pa dallim”, ka theksuar presidentja Jahjaga.
Lidhur me zgjedhjet e përsëritura, të 17 nëntorit, në Mitrovicën e veriut, pozitivisht ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Kjo ambasadë është shprehur se “është e trimëruar nga raportet e para për një pjesëmarrje të madhe e të sigurt”, thuhet në një komunikatë me shkrim.
Përmes saj, Ambasada vlerëson se “zgjedhjet lokale përfaqësojnë një mundësi të rëndësishme për të ndikuar në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve”.
Në komunikatë, gjithashtu thuhet se po ndiqen nga afër disa raporte për parregullsi në qendrat e votimeve, për çka rekomandon që “zgjidhja e tyre të bëhet në harmoni me ligjet e Kosovës”.
Në anën tjetër, koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në veprim, e cila ka monitoruar zgjedhjet lokale në vend, përfshirë edhe procesin e përsëritur zgjedhor të 17 nëntorit në Mitrovicën e veriut, e ka vlerësuar procesin si të rregullt, ndonëse me disa parregullsi, siç i kanë quajtur ata, të vogla dhe që nuk dëmtojnë procesin.
Driton Selmanaj nga Demokracia në Veprim, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se megjithatë prania e shtuar e forcave të sigurisë pranë qendrave të votimit, ndonëse pa ndonjë ndërhyrje brenda ambienteve ku votohej, ka krijuar atmosferë që nuk mund të quhet demokratike.
“Marrë në tërësi, procesi ka qenë i qetë dhe rregullta, sipas vlerësimeve tona, por normalisht edhe në suaza të asaj që krejt faktorët e sigurisë kanë qenë rreth qendrave të sigurisë qendrave të votimit. Prezenca e tyre aq e madhe, shpeshherë, nuk na lejon që të themi se i tërë procesi ka qenë demokratik, i lirë, transparent”.
“Prandaj, po themi që kushtet teknike të organizimit të zgjedhjeve kanë qenë mirë, zgjedhjet, si të tilla, kanë qenë të rregullta dhe nuk ka pasur parregullsi të nivelit që ta dëmtojnë tërë procesin”, është shprehur Selmanaj.
Selmanaj ka shtuar se gjatë procesit të zgjedhjeve janë vërejtur edhe situata të caktuara, të cilat kanë nxitur dyshime lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e qytetarëve për të votuar.
“Kanë ardhur njerëz të organizuar për të votuar. Do të thotë, kemi parë grupe të caktuara të punëtorëve që shërbejnë në atë pjesë, që kanë ardhur me orar të caktuar dhe në grup të organizuar”.
“Kemi parë që njëherë kanë ardhur mjekët, më pas kanë ardhur edhe shërbyesit tjerë, të cilët janë në atë pjesë dhe kjo na nxjerrë dyshimin, sikur diçka ka funksionuar e organizuar. Ndoshta ka pasur presion diku larg, por brenda qendrave të votimit, nuk mund të themi ne se ka pasur presione të caktuara”, ka shpjeguar Selmanaj.
Selmanaj ka theksuar se megjithatë brenda qendrave të votimit, qytetarët kanë pasur mundësi që të votojnë pa asnjë presion dhe përgjithësisht procesi i zgjedhjeve merr vlerësimin pozitiv.