Ndërlidhjet

Ryshfeti - favorizon dhe diskriminon bizneset


Ilustrim
Ilustrim
Fenomeni i dhënies së ryshfetit nga disa biznese - zyrtarëve publikë po ndikon në përkeqësimin e performancës së bizneseve, të cilat veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në bazë të konkurrencës së lirë të tregut, thonë ekspertë për çështje ekonomike.

“Një përqindje e konsiderueshme e bizneseve u paguajnë ryshfet zyrtarëve publikë në mënyrë të përsëritur, gjatë gjithë vitit”, thuhet në një raport të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, përpiluar në bashkëpunim me Entin e Statistikave të Kosovës.

Flamur Keqa, udhëheqës i Institutit për Banka dhe Financa, thotë se kompanitë që japin ryshfet, janë më të favorizuara dhe më tepër kanë mundësi që të zgjerojnë aktivitetin e tyre prodhues, tregtar apo çfarëdo lloji tjetër.

Këto kompani, thotë Keqa, kanë edhe përparësi në marrjen e tenderëve për realizimin e ndonjë projekti, të financuar nga organet qeveritare.

”Vetë fakti se disa ndërmarrje, them kushtimisht, parapaguhen duke u dhënë ryshfet zyrtarëve të ndryshëm në ministri apo dikasteret tjera qeveritare, tregon se ata janë më të favorizuar në krahasim me bizneset, të cilat mendojnë që në mënyrë strategjike mendojnë të zhvillojnë biznese të mirëfilltë, afatgjatë dhe të shëndoshë, duke mos iu nënshtruar dukurive të këqija, përkatësisht dhënies së ryshfeteve”, thotë Keqa.

Qëllimet kryesore të pagesës së ryshfetit, sipas raportit, janë bërë për ta përshpejtuar një procedurë ose për ta bërë të mundur finalizimin e një procesi.

Norma e përhapjes së ryshfetit të paguar zyrtarëve publikë është më e lartë për zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e taksave.

Ndryshe, të enjten hetuesit policorë, kanë arrestuar një inspektor të Administratës Tatimore të Kosovës për mbledhjen e tatimeve. I dyshuari ka shkuar në një kafiteri dhe ka pranuar si ryshfet shumën e parave në vlerë prej 1000 eurove nga pronari i lokalit në mënyrë që si shpërblim t’ia fshihte borxhin që ky i fundit kishte ndaj ATK-së nëpërmjet një firme tjetër.

Mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë po “inkurajon” bizneset që t’u japin ryshfet zyrtarëve publikë, konsideron Agron Demi, udhëheqës në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”.

Kjo, sepse procedurat e tepërta burokratike dhe korrupsioni kanë ndikuar që shumica e kompanive, në vend se t’i adresohen Gjyqësorit, si metodë për të arritur deri te përfundimi i punëve, ka zgjedhur dhënien e ryshfetit zyrtarëve të institucioneve të ndryshme.

Bizneset që nuk pranojnë të japin ryshfet, sipas Demit, janë të diskriminuara.

“Natyrisht se çdo dhënie e ryshfetit ndikon drejtpërdrejtë në të hyrat e biznesit dhe në këtë mënyrë e dëmton biznesin. Por, më se shumti i dëmton ato kompani që kanë qarkullim të ulët. Mirëpo, ryshfet në shuma të vogla japin pothuajse të gjitha bizneset, duke filluar nga aplikimi për të regjistruar një biznes apo për të marrë dokumentacione të caktuara. Në këtë mënyrë bizneset kalkulojnë sa i kushton humbja e kohës në pritjen e përfundimit të këtyre procedurave, për dallim prej dhënies së ryshfetit”, konsideron Demi.

Luftimi i këtij fenomeni, sipas Demit, mund të zgjidhet vetëm me funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Ndërkaq, Flamur Keqa, pohon se këto dukuri duhet të luftohen nga institucionet më të larta shtetërore. Për luftimin e korrupsionit, krimit ekonomik, thotë ai, janë themeluar agjenci dhe komisione të ndryshme. Por në praktikë, nuk po vërehen rezultate e tyre.

“Prapë korrupsioni, krimi ekonomik, po vazhdon të mbijetojë. Fatkeqësisht, ato biznese të mirëfillta po shkelen, ndërkaq ato biznese që punojnë në baza jo të shëndosha apo kanë lidhje të natyrave të ndryshme me institucionet qeveritare, ato po përfitojnë dhe po kanë mundësi për t’u zgjeruar dhe për të zhvilluar veprimtarinë e tyre", shprehet Keqa.


Sidoqoftë, sipas raportit të publikuar, mbi 59 për qind e ryshfetit në Kosovë është paguar me para të gatshme. Pagesat janë kërkuar kryesisht nga zyrtarët publikë.

Por, ajo që shpjegohet në raport, ëshët se vetëm 3.7 për qind e të gjitha ryshfeteve nga bizneset, janë raportuar tek autoritete kompetente kundër korrupsionit.

Një e treta e bizneseve, mbi 28 për qind, nuk e kanë raportuar ryshfetin, sepse siç kanë thënë ata, raportimi
XS
SM
MD
LG