Ndërlidhjet

Bojkotuesit mbikëqyrin vendvotimet


Përfaqësuesit e shtabit për bojkotimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, kanë deklaruar se janë duke i mbikëqyrur të gjitha vendvotimet në veri të Kosovës.

Sipas tyre, kjo mbikëqyrje nuk po bëhet për të kërcënuar votuesit potencial, por sepse ata posedojnë informata se vendvotimet mund të sulmohen me qëllim që të fajësohet vetë Shtabi për bojkotimin e zgjedhjeve.

Nebojsha Joviq, përfaqësues i këtij shtabi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për një gjë e tillë, sipas informatave që posedojnë, mund të ndodhë në ndodhë në orët e vona të pasdites.

“Ka indikacione, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme dhe për këtë dua të tërheq vëmendjen, sepse kemi informata konkrete që nëse përqindja e votuesve mbetet e vogël, atëherë në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje, mund të presim sulm nga disa njerëz me ‘fantom kapela’, të cilët do të dalin me shkopinj bejsbolli...kështu flitet, dhe se do të shkatërrojnë vendvotimet dhe mbase edhe t'i sulmojnë njerëzit në këshillat zgjedhore”, ka theksuar Joviq.

Sipas tij, Shtabi kundër zgjedhjeve, po i mbikëqyr vendvotimet për çdo eventualitet, në mënyrë që të ketë dëshmi se ata nuk do t’i cenojnë vendvotimet. Sipas tij, pritet që këtë ta bëjnë ata të cilëve nuk iu konvenon ,siç ka thënë ai, fakti se në zgjedhje nuk kanë dalë mjaft votues, duke përmendur këtu si të mundshme edhe xhandarmerinë serbe, por edhe Policinë e Kosovës, si instrumente të autoriteteve në Serbi dhe në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG