Raporti i fundit i progresit i Komisionit Evropian, vlerëson se lufta kundër korrupsionit ende mbetet sfidë për Kosovën, ndërkohë që deri më tash ka munguar vullneti politik për një front gjithëpërfshirës të luftës kundër korrupsionit, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në Kosovë, të cilat monitorojnë institucionet.
Siç thonë ata, në nivelin formal të luftës kundër korrupsionit, ka pasur lëvizje, por në praktikë, sipas tyre, nuk duket se ka pasur përpjekje serioze në këtë luftë.
Betim Musliu analist në Institutin Kosovar të Drejtësisë, vlerëson se Qeveria e Kosovës është përpjekur për ta kompletuar Pakon kundër-korrupsion dhe në kuadër të kësaj e ka hartuar dhe miratuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, por me të cilin ligj, sipas tij, shoqëria civile nuk është pajtuar.
“Ne kemi kërkuar që barra e provës të kaloj te i pandehuri dhe jo të mbetet sikurse që është tani, për shkak se sistemi i drejtësisë e ka shumë të vështirë që ta luftojë pasurinë e paligjshme nëse nuk mund të vërtetohet se e tërë ajo pasuri buron nga aktivitetet kriminale".
"Në anën tjetër, adresa kryesore për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk janë vetëm prokuroritë dhe gjykatat, por janë edhe Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat e Kosovës, Policia e Kosovës. Janë të gjitha këto hallka, të cilat duhet të jenë funksionale. Në këtë rast ka mungesë të vullnetit të qeverisë, mungesë të vullnetit politik, që këto institucione të tjera ta bëjnë punën ashtu si duhet”, thotë Musliu.
Avni Zogiani, nga organizata joqeveritare "Çohu", vlerëson se përmbushjet e kërkesave ligjore dhe institucionale për të luftuar korrupsionin janë kthyer në një proces formal, i cili nuk po e reflekton fare çështjen në praktikë.
“Kemi të bëjmë me masa ligjore dhe institucionale, të cilat jo vetëm që kanë konflikte në mes vete, por edhe ndërtohen qëllimisht si jo efektive, duke qenë se i gjithë procesi është kryesisht i dominuar nga një politikë e cila akoma nuk ka vullnet për ta luftuar korrupsionin”, shprehet Zogiani.
Musliu vlerëson se ngecjet më të mëdha janë shënuar në luftën kundër korrupsionit të profilit politik.
Lidhur me këtë, sipas tij, ende nuk është shënuar ndonjë rast që mund të shërbej si shembull.
“Nëse bazohemi në të dhëna zyrtare, atëherë shohim se ka mungesë të luftimit të korrupsionit, sidomos të profilit politik. Ende ka paqartësi të definimit të luftimit të korrupsionit të lartë politik, se kush janë ata zyrtarë që duhet të ndiqen. Këtu kemi mungesë të rezultateve, sepse ende nuk kemi parë zyrtarë të lartë, të cilët sot janë nën pranga dhe gjenden në burgje për veprimtaritë e tyre korruptive”, thekson Musliu.
Por, sipas Zogianit, masat sistemore për ta luftuar korrupsionin janë bërë në mënyrën që ato të mos kenë efekt dhe siç thotë ai, kjo situatë është brengosëse.
“Do të thotë, edhe nëse eventualisht nesër do të kemi një rast të rëndësishëm korrupsioni të gjykuar ose dënuar, kjo vetvetiu nuk jep ndonjë siguri se ne do të kemi një luftë të vazhdueshme kundër korrupsionit, për shkak se masat sistemore janë të tilla që nuk e mundësojnë një luftë të tillë kundër korrupsionit. Prandaj, po them se është gati e pamundur që të shënohet ndonjë rast që ia vlen të përmendet”, bën të ditur Zogiani.
Zogiani ka shprehur mendimin se derisa në Kosovë nuk do të ekzistoj një politikë, e cila do ta reflektojë një lloj vullneti në luftën kundër korrupsionit, raportet e ardhshme të progresit, të cilat do të dalin nga Komisioni Evropian, lidhur me luftën kundër korrupsionit, do të jenë të ngjashme