Zyra për Regjistrimin e Subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ende është në procesin e verifikimit të dokumenteve për certifikimin e partive politike, iniciativave dhe kandidatëve të pavarur.
Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi, theksoi për Radion Evropa e Lirë se janë duke u kontrolluar ende dokumentet përkatëse të subjekteve politike, të cilat nuk janë certifikuar, duke përfshirë edhe subjektin Lista qytetare “Serbia”.
“Tani jemi duke i verifikuar dokumentet për herë të dytë, mos të them edhe për herë të tretë, ndoshta, se prapë mund të lëshohet ndonjë gabim. Kështu që ne jemi në afat ligjor edhe jemi ende në procedurë”, tha Mavriqi.
Deri më tash nga KQZ-ja, janë certifikuar 70 subjekte dhe pa u certifikuar kanë mbetur edhe 33 të tilla, në mesin e tyre pritet të certifikohet edhe lista “Serbia” me ose pa ndryshim në emrin e saj.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Betim Gjoshi, nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në përputhje me ligjin bën kontrollin e dokumenteve të subjekteve, të cilat kanë aplikuar për regjistrim dhe certifikim.
Ai nuk deshi të flasë nëse zyra për regjistrim ka bërë ndonjë ankesë për listën “Serbia”.
“Ashtu siç ua kemi dërguar vërejtjet rreth 80 subjekteve politike, ashtu edhe do t’i presim korrigjimet e tyre. Ne nuk marrim informata të veçanta për subjekte të caktuara, por u kemi dërguar vërejtje të gjithave, pa dallim”, shpjegoi Gjoshi.
Nga ana tjetër, kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviq, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor nuk e ka certifikuar iniciativën e tij për shkak të emrit, e jo për shkak të mangësive teknike.
“Ne e kemi marrë një letër nga KQZ ku thuhet se iniciativa jonë ka mangësi teknike, mirëpo kjo nuk është arsyeja kryesore për sanksionimin e listës tonë, por kjo ka ndodhur për shkak të emrit. Sidoqoftë, këtë askush nuk dëshiron të na thotë”, citohet Ivanoviq nga mediat serbe.
Ndryshe, në bazë të një rregulloreje të KQZ-së për regjistrimin dhe rregullimin e partive politike, thuhet se KQZ-ja refuzon kërkesën e partisë politike nëse partia paraqitet me emrin, me akronim ose simbole që, sipas vlerësimit të zyrës, mund të nxisë urrejtje apo dhunë ndëretnike apo religjioze.
Kurse, për disa nga anëtarët e KQZ-së, emërtimi i tillë i Iniciativës qytetare “Serbia”, është i papranueshëm.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, lidhur me iniciativën qytetare “Serbia” konsideron se, me emrin si është paraqitur për regjistrim dhe certifikim, ajo nuk duhet të certifikohet.
“Padyshim që është emër që nxit urrejtje dhe është ofendues për një pjesë të madhe, për shumicën dërmuese të popullsisë së Kosovës dhe si e tillë, bie ndesh, në radhë të parë edhe me rregullat e KQZ-së. Po ashtu bie ndesh edhe me parimet dhe vlerat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha Rrustemi.
Nga radhët e komunitetit serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”, Iniciativa Demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviqi.
Edhe pse Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka të atillë që edhe më tutje e kundërshtojnë daljen në zgjedhje.