Kosova nga e hëna ka nisur të mos lejojë produktet e prodhuara në Maqedoni të hyjnë në territorin e saj.
Urdhrin e dhënë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila të dielën pasdite për ndalimin e hyrjes së çdo malli të prodhuar në Maqedoni, është përcjell tek operativët në terren, të cilët nga mesnata nisën me zbatimin e sanksioneve të reja.
Radio Evropa e Lirë ishte e pranishme në mesnatë në kufirin Kosovë-Maqedoni në Hanin e Elezit, ku doganierët kujdestarë vunë në praktikë urdhrin për ndalimin e produkteve maqedonase.
“Ka ndalesë për mallrat maqedonase! Asgjë s’guxon të hyjë [në Kosovë]. Prej sot është kjo embargo, për të gjitha produktet e prodhuara në Maqedoni. Kamionin ju lutemi ta ktheni prapa”, ia shpjegonin doganieri dhe polici kamionistit maqedonas.
Dy kamionë që transportonin gypa të prodhuar në një fabrikë në Gjevgjeli, ishin të parët që u përballën me praktikat e reja kufitare.
Ata u detyruan të ktheheshin prapa nga terminali doganor në Han të Elezit për në terminalin maqedonas në Bllacë, pasi kishin arritur pak minuta pas hyrjes në fuqi të urdhëresës administrative.
Doganierët e Kosovës ua shpjegonin transportuesve maqedonas që u ndalën në terminal, se rregullat e reja tregtare vlenin nga mesnata, dhe se duhej kthyer mallin prapa.
“Po si t’ia bëj unë? Mua doganat maqedonase më shlyen nga andej…”, ankohej ngasësi I kamionit.
“Nuk mundeni të kaloni! Ne nuk ju pranojmë këndej! Edhe nëse të shlyen atje, e kanë për detyrim t’ju pranojnë prapa! Hipni në kamion dhe bëni një gjysmëhark në terminal për t’u kthyer prapa!”
Në korrik të vitit 2011, Kosova pati vendosur embargo për produkte të Serbisë, në kuadër të masave të reciprocitetit, që u nxitën pas bllokimit të mallrave kosovare për të kaluar në territorin e serb.
Problemet mes Kosovës dhe Maqedonisë ndërkaq nisën pas një importi të kushtëzuar të miellit dhe grurit që Shkupi zyrtar ua vendosi prodhuesve kosovarë.
Më pas, qeveria në Prishtinë miratoi kundër masa, të cilat kushtëzonin importin e disa produkteve të qumështit që prodhohen në Maqedoni.
E gjithë kjo “betejë” me dhe për tregtinë, çoi që të dielën kosovarët të ndeshen me kolona të stërgjata në kufijtë me Maqedoninë, pasi Shkupi ua ngriti një taksë rrugore.
Njëzetekatër orë më parë, ishte pala maqedonase ajo që kishte nxjerr rregulla të reja për kosovarët, ku secili që hynë në këtë territor duhet të paguajë 2 euro për veten dhe pasagjerët tjerë, dhe 5 euro për makinën.
Vendimi u pa si provokim nga Prishtina zyrtare, e cila nga e hëna bllokoi hyrjen e prodhimeve maqedonase.
Policët kufitarë të Kosovës thonë se kanë njoftuar jozyrtarisht kolegët e tyre kufitar maqedonas për masat e reja dhe embargo e vendosur nga qeveria në Prishtinë për mallrat e prodhuara në Maqedoni.