Qeveria e Maqedonisë po shqyrton mundësinë e aplikimit të masave kundër Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për aplikimin e embargos për disa prodhime maqedonase.
Burime qeveritare kanë bërë të ditur se Qeveria e Maqedonisë tashmë ka hartuar vendimet për vendosjen e taksave për shtetasit e Kosovës që do të udhëtojnë në Maqedoni.
Plani i qeverisë parasheh taksa rrugore prej 2 eurosh për çdo qytetar që kalon kufirin, taksë prej 5 eurosh për makina, ndërsa për autobusët dhe kamionët taksat do të sillen prej 10 deri në 20 euro.
Zyrtarë të lartë të qeverisë kanë bërë të ditur për mediat se vendimet e tilla janë miratuar, por zbatimi i tyre do të nisë vetëm në rast se autoritetet në Prishtinë nuk pezullojnë vendimin e tyre dhe fillojnë bisedimet me Qeverinë e Maqedonisë për gjetjen e një zgjidhjeje të plotë të situatës.
Nga Qeveria maqedonase kanë thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Prishtinën zyrtare, por nuk jepen detaje mbi qëndrimet e palëve.
Masat ndëshkuese i kishte paralajmëruar vetë kryeministri Nikolla Gruevski dy ditë më parë, duke deklaruar se kabineti i tij “po shqyrton të gjitha mundësitë pas vendimit të njëanshëm të Kosovës”.
Zhvillimet e tilla në raportet mes dy shteteve kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Maqedonisë për ndalimin e importit të miellit nga jashtë, që ka përfshirë edhe Kosovën.
Si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, Qeveria e Kosovës prej para dy ditësh ka vendosur embargo për disa prodhime të Maqedonisë.