Arrestimi i dy serbëve, Zharko Veselinoviq dhe Slobodan Repiq, ditën e hënë, nga policia e EULEX-it, në Rudarë, ka qenë shkak i tubimit të serbëve vendorë, të cilët e kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë - Leposaviq, duke penguar në këtë mënyrë qarkullimin e lirë.
Zyrtarët e EULEX-it kanë shpjeguar situatën e cila ka përshkallëzuar në incident në Rudarë.
Blerim Krasniqi, zëdhënës i misionit EULEX, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se dy policë të EULEX-it ishin sulmuar nga demonstruesit të cilit kishin tentuar të bisedonin me ta.
“Si reagim ndaj arrestimit të dy personave në veri të Kosovës, dje pasdite një automjet i EULEX-it, i cili ishte duke patrulluar, u ndalua nga një grup i demonstruesve në Zveçan. Kur policët e EULEX-it u përpoqën për të biseduar me protestuesit, ata u gjuajtën me gurë, me ç’rast dy policë të EULEX-it u plagosën dhe automjeti i tyre u dëmtua seriozisht. Në një akt të vetëmbrojtjes, njëri nga policët e EULEX-it ka shtënë në ajër, në formë paralajmërimi”, tha Krasniqi.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se rruga në Rudarë vazhdon të jetë e bllokuar edhe më tutje, ndërkohë që policia i ka iniciuar hetimet e para lidhur me incidentin e ditës së hënë.
“Sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, kemi atë frustrimin e vazhdueshëm të personave, të cilët vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Leposaviq, përkatësisht, në fshatin Rudarë të Zveçanit. Rruga, në të dyja drejtimet është e bllokuar në këtë pjesë të magjistrales”, bëri të ditur Hoti.
Gjithashtu, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë njoftuar se një automjet tjetër zyrtar i EULEX-it, është sulmuar me gurë dhe koktej molotovi, në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës.
Sulmi thuhet të ketë ndodhur pak çaste pas mesnatës derisa "zyrtarët e EULEX-it, ishin duke lëvizur me veturë në rrugën “Mbreti Petër”.
Siç njoftoi Policia e Kosovës, “një grup i personave të panjohur, të maskuar, kanë hedhur gurë, mjete të forta dhe shishe xhami me përzierje molotovi mbi veturën e EULEX-it".
Lidhur me arrestimin e dy serbëve kanë reaguar zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, si dhe liderët lokal serb në veri. Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka shqetësimin për, siç ka thënë ai, për arrestimet e shumta të serbëve në veri.
Ai i ka akuzuar, siç ka thënë, disa pjesë të bashkësisë ndërkombëtare dhe autoritetet e Prishtinës, duke theksuar se këto të fundit po bëjnë gjithçka është e mundur që serbët e veriut të mos integrohen si dhe t’ia pamundësojë Serbisë që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që priten të mbahen me 3 nëntor në Kosovë.
“Gjërat po kërcënojnë që të dalin nga kontrolli dhe e gjithë kjo sikurse është e planifikuar për të vështirësuar marrëveshjen e Brukselit apo për ta anuluar këtë marrëveshje”, ka thënë Vulin, duke shtuar se kjo situatë do ta rëndoj procesin e stabilizimit politik të situatës në veri.
Lideri i serbëve të veriut, Radenko Nedeljkoviq ka theksuar se arrestimet e fundit të serbëve kanë ngjallur frikën te komuniteti serb duke ua shtuar atyre dyshimet se ekzistojnë lista sekrete të personave ndaj të cilëve ekzistojnë fletë-arreste sekrete.
Sipas tij, e gjithë kjo situatë po bën presion te serbët.
“Ky është presioni psikologjik i radhës. Kjo është një luftë speciale që po zhvillohet kundër serbëve në veri të Kosovës, duke provuar që edhe në këtë mënyrë bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht EULEX-i, të japin kontributin e tyre , në mënyrë që serbët të integrohen dhunshëm në sistemin e Kosovës”, theksoi Nedeljkoviq.
Në anën tjetër, EULEX-i ka reaguar lidhur me sulmin në Rudarë ndaj pjesëtarëve të policisë së këtij misioni.
“EULEX-i dënon fuqishëm këtë akt të dhunës. Edhe pse misioni mbështet të drejtën për demonstrata paqësore, ne apelojmë që njerëzit të qëndrojnë të qetë, në mënyrë që institucionet e sundimit të ligjit ta kryejnë punën e tyre”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë paralajmërim për hapat e ardhshëm të mekanizmave të sigurisë në vend lidhur me zhbllokimin e rrugës në Rudarë.
“Deri tash nuk ka ndonjë paralajmërim dhe nuk ka ndonjë zhvillim pozitiv në aspektin e lëvizjes ose lirimit për qarkullim të kësaj rruge. Mirëpo, mbetet të shihet derisa strukturat e sigurisë të marrin një vendim se çfarë duhet të bëhet më tutje”, tha Besim Hoti.
Ndryshe, mediat serbe kanë cituar avokatin mbrojtës të Repiqit, Ljubomir Pantoviq, të ketë thënë se Repiq është arrestuar nën dyshimin se me 7 shtator të vitit të kaluar, në veriun e Kosovës ka shtënë me armë dhe ka plagosur Dushan Milisavljeviqin, zëvendës drejtor i Zyrës Administrative të Qeverisë së Kosovës.
I arrestuari tjetër, Zharko Veselinoviq, siç citohet të ketë thënë avokati i tij Miodrag Brkljaq, është arrestuar për armëmbajtje pa leje, të cilën, sipas akuzës e ka hedhur para se të arrestohej.
I arrestuari i fundit është vëlla i biznesmenit kontrovers serb Zvonko Veselinoviq, të cilin misionet ndërkombëtare e konsiderojnë njërin nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.