Polemika, tensione e madje edhe kërcënime me vdekje. Kjo është gjendja që ka krijuar procesi i lustrimit, i cili kulmoi me shpalljen për bashkëpunëtor të sigurimit të disa akademikëve të njohur maqedonas.
Njëri prej tyre, Bozhin Pavllovski, ka njoftuar braktisjen jo vetëm të Akademisë, por edhe Maqedoninë, në shenjë revolte ndaj Lustrimit, të cilin e ka quajtur “proces gjakpirës, nga i cili nuk vuajnë vetëm politikanët e çmendur, por të pafajshmit dhe të dobëtit, gratë dhe fëmijët”.
Nga ana tjetër, kanë vazhduar edhe përplasjet mes vetëm anëtarëve të Komisionit dhe njëri prej tyre, Çedomir Damjanovski, ka denoncuar kërcënimet me vdekje nga kryetari i Komisionit, pretendime këto që janë hedhur kategorikisht nga Tome Axhiev.
Duke komentuar këto zhvillime, Stojan Andov, ish-kryetar i Kuvendit dhe iniciatori kryesor për nisjen e lustrimit, thotë se ky proces mund të vlerësohet i dështuar, pasi gjithçka po zhvillohet në kundërshtim me idenë e tij dhe versionin e parë të Ligjit të miratuar.
“Pa konsensusin e nevojshëm që duhet të jetë edhe kriteri kryesor i punës, lustrimi merr karakterin e konfrontimit të një partie me partitë tjera politike. Mendoj se kjo që tani po ndodh, nuk ka asgjë të përbashkët me nismën time për procesin e lustrimit. Ligji dhe të gjitha ndryshimet e tij janë sjell me mbivotim dhe jo me konsensus. Po lustrohen institucionet, të cilat sipas versionit të parë të ligjit, do të përfshiheshin në këtë proces vetëm nëse drejtuesit e tyre do të kërkonin një gjë të tillë, gjë që nuk ka ndodhur”, vlerëson Andov.
Pavle Trajanov, ish-ministër i Brendshëm, thotë se ky proces është i ndjeshëm, por që duhet të përfundojë me qëllim që të pastrohet me të kaluarën.
“Procesi i lustrimit apo i pastrimit me të kaluarën, është shumë i ndjeshëm, por edhe i dhimbshëm. Andaj të gjitha partitë dhe faktorët tjerë në vend duhet të angazhohen për përfundimin e këtij procesi. Qëllimi kryesor i këtij ligji është pastrimi me ish-bashkëpunëtorët e sigurimit, ata nuk dënohen, por u ndalohet që të kryejnë funksione publike në pesë vitet e ardhshme, periudhë kjo që duhet të shërbejë për përmirësimin dhe përshtatjen e tyre me rrjedhat demokratike”, thotë Trajanov.
Por, ndryshe nga Trajanov, mendon Alajdin Demiri, analist dhe ish i burgosur politik. Demiri thotë se lustrimi është shndërruar në proces të revanshizmit mes partive.
“Procesi i lustrimit në Maqedoni u nis mbrapsht dhe është duke shkuar mbrapsht. Lustrimi filloi dhe fitoi ngjyra politike të partive politike dhe është në shërbim të politikës aktuale ditore. Në radhët e maqedonasve lustrohet çdo gjë që nuk është VMRO dhe del se tek ajo nuk ka pasur spiunë dhe dëshiron të paraqitet si viktimë e një sistemi”, thekson Demiri duke shtuar se procesi do të fitonte në peshë sikur të përfshinte edhe zyrtarët më të lartë, të cilët, siç thotë ai, kanë marrë pjesë në burgimin e tij në vitet e 80-ta.
“Ish-spiunët prej partisë së parë të prosperitetit, këtë e them nga përvoja ime, ata që ishin në komitetet komunale në radhët e bashkëpunëtorëve dolën dhe u bënë funksionarë të partive, të cilët i kemi edhe sot. Ata që më burgosën mua dhe që më ndiqnin në ‘81-shin, që më distancuan dy herë, ata më pas u bënë funksionarë shtetëror të PPD-së, të PDSH-së, dhe të BDI-së”, shprehet Demiri.
Vendimet nga ana e Komisionit për Lustrim apo për verifikimin e fakteve siç quhet zyrtarisht, asnjëherë nuk janë miratuar me konsenus mes anëtarëve të pozitës dhe opozitës, pasi tani një kohë të gjatë komisionin e kanë braktisur dy anëtarët e propozuar nga LSDM-ja opozitare, ndërsa anëtari i tretë i opozitës merr pjesë në seancë jo për të votuar, por vetëm për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimeve të miratuara.
Deri më tani dhjetëra personalitete si politikanë, akademikë, profesorë, gazetarë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë janë shpallur bashkëpunëtorë të shërbimeve, ndërsa emrat e tyre janë shpallur në ueb-faqen e Komisionit.
Lustrimi në Maqedoni duhet të mbyllet në vitin 2019, ndërsa përfshinë periudhën nga viti 1945 e deri në vitin 2006.