Kur Maqedonia gjendet para sfidave të caktuara, krijohet përshtypje se komisioni për verifikimin e fakteve gjegjësisht për lustrim vihet në punë, për të dëshmuar me sa goditje serioze përballet vendi.
Kështu thotë Stojan Andov, deputeti më i vjetër në Parlamentin e Maqedonisë, njëherësh edhe propozues i Ligjit për lustrim, duke shtuar se lustrimi ka humbur kuptimin e vërtetë që duhej ta kishte, me që ky proces është stërzgjatur që nuk është praktikë e vendeve të tjera të dala nga ish komunizmi.
“Duhet të ndodhte diçka shokuese që të fshihet dështimi i qeverisë Gruevski sa i përket bllokimit të procesit të integrimit, gjegjësisht në planin ndërkombëtar goditjet që merr vendi si pasojë e politikës së gabuar nga e cila udhëhiqet”, thekson Andov.
Ai këto deklarata i bëri duke komentuar vendimin e fundit të komisionit për lustrim i cili nxori si spiun shkrimtarin e njohur maqedonas, tani të ndjerë, Sllavko Janevski.
Andov, nënvizon se i gjithë procesi ka humbur kuptimi ngase lustrohen edhe njerëz të vdekur të cilët nuk kanë mundësi të kandidohen për të qenë drejtues të funksioneve publike.
“Gjegjësisht duke vënë në spikamë të lustrimit personalitetin e të gjithëve, në masë të caktuar pushteti arrin të manipulojë me ndërgjegjen e qytetarëve, gjersa ligjin që e hartova kishte një qëllim të vetëm që të tërhiqet një vijë të qartë nga e kaluara e sistemit dhe vendin të mund ta udhëheqin personalitete me një ideologji progresive duke e orientuar para kah e ardhmja”, thekson Andov.
Edhe Shpëtim Pollozhani, drejtues i shoqatës së ish të burgosurve shqiptarë vlerëson se stërzgjatja e këtij procesi ka kontribuar që komisioni të humbet rolin për të cilin është formuar.
“Fatkeqësia më e madhe tani është se ky komision përdoret për pazare partiake dhe pazare ditore, sepse më nuk është se bëhet fjalë për rastësi se pse gjithmonë kur ka ndonjë lëvizje më të madhe në rrafshin ndërkombëtar, krijohen turbulenca brenda përbrenda komisionit, me qëllim të tërhiqet vëmendja e opinionit nga ngjarjet që janë me interes jetik për të ardhme e qytetarëve, pra e theksoj kjo që ndodh me komisionin për lustrim mund ta definojë si një stuhi në gotë”, thotë Pollozhani.
Ai shton se përderisa nuk ka dalë në dritë asnjë nga urdhëruesit por vetëm ekzekutuesit, është e qartë se shteti edhe më tej mbron struktura të caktuara të ish regjimit.
Polemika të shumta u shfaqën në opinion pasi komisioni për lustrim shpalli ish bashkëpunëtor të regjimit, shkrimtarin e njohur maqedonas, tanimë të ndjerë, Sllavko Janevski.
Pasi u shpall bashkëpunëtor i ish regjimit, ish ministri i Punëve të Jashtme Lubomir Fërckoski, refuzoi të komentojë vendimin duke theksuar se nuk njeh punën e komisionit për lustrim.