Kosova mund të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit deri në pranverën e vitit të ardhshëm, ka deklaruar të enjten në Prishtinë, komisionari për Zgjerim, Stefan Fule.
Këto komente, Fule i ka bërë gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Me këtë rast, Fule ka deklaruar se lansimi i MSA-së për Kosovën ishte një shpërblim i merituar pas punës së madhe që është bërë nga ana e institucioneve të saj.
Fule ka thënë se vendet e BE-së ishin unike kur vendosën që të autorizojnë nisjen e negociatave me Kosovën për MSA-në. Me këtë vendim, sipas tij, Kosova përfundimisht është vendosur në agjendën integruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Tani ne duhet të fillojmë negociatat në mënyrë të mirëfilltë. Po përgatisim projekt-marrëveshjen, të cilën do ta diskutojmë me ju. Pas pushimeve verore, do të kemi edhe çështje të vështira për të diskutuar dhe të gjejmë marrëveshje për to, por nuk kam dyshim që së bashku do t’ia arrijmë”, ka thënë Fule, duke shtuar:
“Shpresoj të takohemi bashkë në vjeshtë dhe ndërkohë të raportojmë edhe përparime të mëdha, por edhe të përmbyllim negociatat tona deri në pranverën e ardhshme”.
Komisionari Fule ka lavdëruar edhe pozicionin konstruktiv të Prishtinës zyrtare në bisedimet me Beogradin.
Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do t’i zbatojë të gjitha rekomandimet dhe obligimet që dalin nga negociatat për MSA-në. Po ashtu, ai e ka siguruar zyrtarin e lartë evropian edhe me përkushtimin e Prishtinës për të zbatuar Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun me Beogradin.
“Jemi duke punuar ngushtë me EULEX-in dhe gjithë mekanizmat tjerë ndërkombëtar për më tepër rend dhe ligj, për me tepër luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikimeve. Ne edhe sot kemi dhënë garanci të plotë se do t’i plotësojmë të gjitha kriteret dhe standardet, besojmë në një periudhë rekorde”, është zotuar Thaçi.
Pas takimit me kryeministrin Thaçi, komisionari Fule ka vazhduar për në Kuvendin e Kosovës, ku ka mbajtur një fjalim para deputetëve.
“Kam qenë i inkurajuar sot me pajtimin ndërpartiak në Parlament, ku janë votuar edhe tetë ligje nga fusha e liberalizimit të vizave”, është shprehur Fule.
Ai ka inkurajuar gjithë spektrin politik që të ketë konsensus rreth procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe atë të liberalizimit të vizave dhe i ka ftuar institucionet që të vazhdojnë me punën e madhe që kanë përpara.
Shoqëria kosovare, nënvizoi Fule, duhet të marrë pjesë në të gjitha debatet për prioritetet dhe orientimet për të ndërtuar një vend ku protestat e dhunshme dhe frikësimet bëhen çështje të kaluarës.
Adresimi i Komisionarit Fule para Kuvendit është pritur me duartrokitje nga deputetët, kurse në emër të këtij organi, zyrtarin evropian e ka përshëndetur kryetari Jakup Krasniqi, i cili e ka siguruar atë për përkushtimin e madh që ka Kosova për t’u bërë pjesë e integruar e BE-së.
“Ne shpresojmë që të nisim dhe përmbyllim shumë shpejt negociatat ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit. Jemi të bindur që BE-ja dhe të gjithë mekanizmat e institucionet e tij, do ta mbështesin fuqishëm vendin tonë në këtë proces historik”, ka thënë Krasniqi.
Gjatë vjeshtës, pritet që Komisioni Evropian të paraqesë dhe raportin me vlerësimet dhe rekomandimet për Kosovën në kuadër të përmbushjes së kritereve të përcaktuara në Studimin e Fizibilitetit.